Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në janar të vitit 2025 në Prizren, ku ka ndodhur një përleshje në mes disa personave, në atë rast janë shkrepur armët.
“Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje e rënd e mbetur në tentative”, konkretisht me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “ Transiti i ri” në Prizren ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave , në atë rast janë shkrepure edhe armët, dy persona kanë pësuar lëndime, tre armë pistoleta janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast janë identifikuar dhe janë arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rast, përveç të dyshuarit V.H./teve1.info/