Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me personin e arrestuar në pikë kalimin kufitar në Bërnjak në hyrje të territorit të Kosovës.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, të arrestuarit i cili dyshohet së është pjesëtarë i policisë serbe i janë gjetur 20 fishekë.
“Sot në orët e pasdites në pikën kufitare Bërnjak në hyrje, është arrestuar një person që konsiderojmë që është i policisë serbe, këtij personi i janë gjetur 20 fishek të kalibrit 9 milimetrësh, ai është ndaluar për 48 orë”, ka thënë ai.