Policia e Kosovës ka pranuar një video-incizim ku shihet se drejtuesi i një autobusi në Klinë ka kryer një kundërvajtje duke bërë një tejkalim në vijën e plotë.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj kundërvajtësit u është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse 3 muajsh.
“Me datë 24.10.2024, rreth orës 21:10, Policia e Trafikut Rajonal në Pejë ka pranuar një video-incizim ku shihet se drejtuesi i një autobusi në fshatin Dollc, Klinë, ka kryer një kundërvajtje duke bërë tejkalim në vijë të plotë. Kundërvajtësi është ftuar në stacionin policor dhe i është shqiptuar masa ndëshkuese si më poshtë: Gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative, Masë mbrojtëse prej 3 muajsh./teve1.info/