tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Policia gjen 20 mijë bimë kanabis në Koshare

tëvë1 nga tëvë1
16/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka gjetur sot një plantacion me rreth 20 mijë bimë kanabis në  Koshare.

Siç njofton policia ky plan operativ është zhvilluar për rreth 2 orë e gjysmë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Perëndimi, e ka trajtuar një informatë inteligjente dhe në koordinim me Policinë e Shtetit (policinë e Shqipërisë), kanë identifikuar një plantacion të mbjellë me bimë narkotike. Zyrtarë policorë nga DRPK-Perëndimi, që në ora 01:30, datë 16.09.2023, kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik. Në ora 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis).

Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis”.

Tutje thuhet se për rastin janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i PTh-Gjakovë. Rasti do të vazhdojë të trajtohen në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë.

“Lidhur me rastin, falënderojmë Policinë e Shtetit për bashkëpunim dhe koordinim në trajtimin e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

​Osmani premton mbështetje për studentët shqiptarë në New York

23/09/2023

​Muzeu Kombëtar nuk ka hapësirë për pranimin e eksponateve të reja

23/09/2023

Rama propozon që për veturën e parë, banorët e kryeqytetit të mos e paguajnë “Prishtina Parking”

23/09/2023

Lëndimi i fundit, ja sa pritet të mungojë Amir Rrahmani

23/09/2023

Top pesë klube në garë për shërbimet e Thuram

23/09/2023

Laura e shtata në Baku

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.