Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë dhe t’ia kthejë pronarit një automjet të vjedhur në fshatin Zhur të Prizrenit, pas rreth gjashtë muajsh hetime.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ishte raportuar më 14 prill 2026, kur një qytetar nga Zhuri kishte njoftuar se automjeti i vëllait të tij, i tipit “Mitsubishi Transporter”, me ngjyrë të hirtë dhe targa vendore, ishte vjedhur nga oborri i shtëpisë.
Pas hetimeve dhe patrullimeve në terren, më 10 tetor, një patrullë policore e Vushtrrisë e ka gjetur automjetin në një zonë të thellë malore të fshatit Oshlan.
Gjatë gjetjes së tij është konstatuar se automjetit i ishin ndërruar edhe targat.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për identifikimin e personave të përfshirë në vjedhje.







