tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

tëvë1 nga tëvë1
01/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë.

Në një lidhje direkte në “Ditari” në Tëvë 1, gazetari Lindrit Zejnullahu bën të ditur se tek Ura e Ibrit ka prezencë të madhe të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë.

Sot gjatë ditës në këtë komunë, protestuesit serbë kanë sulmuar dy qytetarë shqiptarë, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Teksa, Policia e Kosovës dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë bërë të ditur se qytetarët shqiptarë po ftohen të protestojnë në Mitrovicë të Veriut, sot nga ora 12:00.

Përderisa Sveçla i ka quajtur këto tubime të panevojshme, Policia ka bërë thirrje që kjo ftesë të shpërfillet nga qytetarët, duke shtuar se ky organizim po bëhet nga “profile të dyshimta” në rrjete sociale.

Sot në ditën e pestë të protestave, situata në komunat veriore ka qenë më e qetë dhe ka pasur më pak protestues.

Protesta e serbëve veriorë është monitoruar gjatë gjithë kohës nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. /Teve1.info/

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Shefja e UNMIK-ut me konsulta të rregullta në Beograd, para seancës së Këshillit të Sigurisë për Kosovën

04/10/2023

Konjufca: Nëse s’ka kapacitet për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ja vlen me ekzistu legjislatura

04/10/2023

Nuk votohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.