Policia e Kosovës dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë bërë të ditur se qytetarët shqiptarë po ftohen të protestojnë në Mitrovicë të Veriut, sot në orën 12:00.
Përderisa Sveçla i ka quajtur këto tubime të panevojshme, policia ka bërë thirrje që kjo ftesë të shpërfillet nga qytetarët, duke shtuar se ky organizim po bëhet nga “profile të dyshimta” në rrjete sociale.
E thirrjet për këtë protestë janë bërë nga një organizim i quajtur “Unioni i qytetarëve mitrovicas”.
Ky grupim siç shihet në foto ka bërë thirrje që protesta të nisë në ora 12:00 nga Sheshi “Isë Boletini” në Mitrovicë.