TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia arreston 681 persona dhe konfiskon mbi 830 kg drogë këtë vit

Mbi 680 persona janë arrestuar për substanca narkotike e janë konfiskuar mbi 830 kilogramë drogë këtë vit. Megjitha po kërkohet që fokus më i madh të jetë te përdorimi i sasive të vogla të këtyre substancave.

by Lindrit Zejnullahu
8 muaj ago
2 1
A A

Policia e Kosovës ka kryer së fundmi aksione anti-drogës.

Operacione të tilla ka pasur në vazhdimësi nga kjo drejtori e Policisë, ku sipas statistikave të dhëna nga ky institucion këtë vit deri më tash janë arrestuar 681 persona.

Në një përgjigje për tëvë1, Policia ka treguar se përgjatë këtij viti janë konfiskuar mbi 830 kilogramë të drogave të ndryshme.

“Në aspektin e parandalimit të dukurisë së abuzimit me substanca narkotike, angazhime intensive janë në proces nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës dhe gjatë këtij viti dhe viteve që po lëmë janë realizuar operacione të suksesshme në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotikë, kultivimin dhe abuzimit me droga në përgjithësi.  Policia në bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me autoritetet brenda dhe jashtë shtetit në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve me substanca narkotike, megjithatë në aspektin ligjor po ndërmerren dhe do të ndërmerren masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të involvuar në trafikim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Këto rezultate në luftimin e kësaj dukurie po i quan mbresëlënëse, një nga ish-hetuesit e kësaj njësie.

“Policia zakonisht krijon një ambient sa më të sigurt, substanca narkotike është e pamundur të ndalohet tërësisht, pra ekzistojnë në krejt botën, kultivohen në vende të caktuara disa lloje të narkotikëve por ato gjinden në krejt botën dhe cilido lloj i substancave narkotike thuajse gjendet në krejt botën sepse kanë natyrën e qarkullimit pra depërtojnë çdo kund dhe as Policia e Kosovës nuk do të jetë në gjendje besojmë që ta ndalojë tërësisht këtë dukuri”, tha avokati Naim Rudari.

Por sipas tij, fokus më i madh i institucioneve të sigurisë duhet të jetë te sasitë e vogla të narkotikëve.

“Prioritet i Policisë së Kosovës duhet të jetë edhe luftimi i substancave narkotike në sasi të vogla kryesisht nëpër shkolla, tek të rinjtë. Pra të prehet ai konsumimi fillestar, aty të pamundësohet dhe mos t’iu jep qasje më e lehtë të rinjve të vijnë te droga. Sepse aty nëse ndalohen, po besoj që edhe substancat sasitë e mëdha nuk kanë vend në Kosovë përderisa nuk ka konsumues”, tha ai.

Policia e Kosovës ka treguar po ashtu që gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 705 persona për përdorimin e substancave narkotike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën