Shkak për këtë dyshohet se ishte një aksident trafiku.
Në një video incizim, njëri nga policët që dëgjohet duke përdorur gjuhë jo etike ndaj qytetarit.
Në emisionin “Ditari”, avokati Arbër Jashari, thotë se shpeshherë ka këso rastesh ku shkelet etika nga ana e policëve.
Ndërkaq në lidhje me rastin e mbrëmshëm, Jashari thotë se hasim në një vepër penale, ku zyrtari policor ka kaluar kompetencat e tij.
Ndërkohë, në lidhje me rastin në fjalë , në një përgjigjje me shkrim nga Inspektoriati i Policisë së Kosovës, kanë konfirmuar se hetimet kanë filluar.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se pas publikimit të video incizimit në medie, hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare kanë filluar një hetim paraprak”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
Raporti i gazetares Valëza Sylejmani.