TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Po troket ora për mandatarin, LVV po pret reflektim nga partitë tjera

Sytë e të gjithëve në këtë kohë janë kah Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht tek mandatari për të formuar qeverinë, Glauk Konjufca. Por në partinë që fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit që partitë opozitare të reflektojnë deri të thirret seanca e kuvendit.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
2 0
A A

Ditët kanë filluar numërimin mbrapsht.

Vetëm edhe pesë ditë, mandatari i dytë i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kohë për formimin e Qeverisë.

Por nga ky subjekt  thonë se nuk kanë ftesa zyrtare për partitë politike përveç thirrjes publike për ta.

Në këtë parti kanë thënë që urojnë që partitë tjera të reflektojnë duke e votuar “Qeverinë Konjufca” derisa kanë nënvizuar se seanca për votimin e qeverisë do të thirret brenda afatit kushtetues.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm ne propozuam dhe nominuam mandatarin e dytë për Kryeministër, z. Glauk Konjufca. Me këtë rast ne po ashtu ritheksuam dy gjëra: kalimin e sfidave dhe çështjeve që kemi përpara si buxheti i vendit, buxheti për RTK-në, buxheti i tre komunave dhe pakoja e BE-së; dhe, në anën tjetër, edhe shmangien e dy palë zgjedhjeve. Kësisoj, ne u bëjmë thirrje subjekteve opozitare parlamentare që t’i thërrasin mendjes dhe ta votojnë Qeverinë Konjufca 1. Ende pa përfunduar mbledhja e Këshillit të LVV-së, ne kemi parë përgjigjet e disa subjekteve, mirëpo, duke uruar që të ndryshojnë qasje e mendje, ne brenda afatit sigurisht se do të njoftojmë për thirrjen e seancës ku do të hidhet në votim mandatari ynë”, deklaroi Arlind Manxhuka nga LVV-ja.

Por, këto ftesë serioze nuk i ka parë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha, që subjekti i tij është i vendosur për zgjedhje te reja

“Ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt. Kanë kërkuar zotri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja “Qitma votën si vëlla se e du Kosovën, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, deklaroi Haradinaj.

E këto përpjekje të Vetëvendosjes po i sheh vetëm sa për sy e faqe profesori universitar,  Avdi Smajljaj.

Ai thotë se kjo po bëhet për dy qëllime.

“Njëri mund të jetë për të marrë edhe pak ditë kohë që zgjedhjet të shkojnë ka fundi i dhjetorit, kur janë edhe shumica e diasporës këtu dhe ne e dijmë që pjesa më e madhe e diasporës vazhdon ende që ta mbeshtesë fuqishëm Vetëvendosjen, ose mund të ketë kalkulu që partitë të bëjnë ndonjë veprim tjetër të paparashikueshëm sic kanë bërë me votimin e kryekuvendarit Basha ose ndarjen në pako të nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë, një veprim që ka qenë i papritur por që e kanë bërë Qeverinë”, deklaroi ai.

Glauk Konjufca është mandatari i dytë i Vetëvendosjes. Seanca pritet të mbahet më 19 nëntor.

Deri më tani, PDK, LDK, dhe AAK kanë insistuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke theksuar që nuk kanë votë për mandatarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

BE pret kapitull të ri në marrëdhëniet me Kosovën

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

IKD i bën thirrje Kuvendit: Hiqeni nenin 31, shkel Kushtetutën dhe dëmton zyrtarët publikë

PDK, LDK e AAK s’e mbështesin propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, e kërkojnë Kurtin për debat

Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën

Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën

Treni godet një veturë te kazerma “Adem Jashari”, ushtarët i japin ndihmën e parë shoferit

Treni godet një veturë te kazerma “Adem Jashari”, ushtarët i japin ndihmën e parë shoferit

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me BE-në për përkrahjen e reformave dhe rritjen ekonomike

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me BE-në për përkrahjen e reformave dhe rritjen ekonomike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën