TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Po afrohet El Clasico, shifra dhe kuriozitete për përplasjen më të madhe të La Ligas

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Po afrohet El Clasico, shifra dhe kuriozitete për përplasjen më të madhe të La Ligas

Dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, po e dominojnë edicionin e ri të La Ligas. “Los Blanos” dhe “Blaugranat” po bëhen gati për përplasjen e parë sezonale (16 tetor) në nivel të ngjashëm, gjithsesi kanë edhe disa gjëra që i ndajnë.

1-Barcelona është pothuajse dy vjet më e re. Mosha mesatare e ekipit të parë të Barcelonës është 25.3 vjeç, ndërsa e Realit të Madridit, 27.1. Vetëm André Ter Stegen, Gerard Pique, Jordi Alba, Sergi Roberto, Sergi Busquets dhe Robert Lewandowski janë mbi 30 vjeç në klubin e Barçës. Te “Merenguesit” i kanë kaluar tri dekada jetë Thibaut Courtois, David Alaba, Dani Carvajal, Nacho Fernández, Toni Kroos, Luka Modric, Eden Hazard, Karim Benzema dhe Lucas Vázquez. Alejandro Balde, Pedri, Gavi, Pablo Torre dhe Ansu Fati nuk i kanë mbushur të njëzetat te Barcelona. Eduardo Camavinga është i vetmi tek ekipi i parë i Realit nën 20 vjeç.

2- Skuadra e Realit ka pesë lojtarë që e kanë fituar pesë herë Championsin: Nacho Fernández, Toni Kroos, Luka Modric, Dani Carvajal dhe Karim Benzema. Përveç kësaj, nga 24 lojtarët e ekipit të parë të Realit të Madridit, vetëm Aurélien Tchouaméni nuk ka qenë kampion i Champions League.

Te Barcelona, ​​të vetmit që e kanë fituar Championsin janë: André ter Stegen, Gerard Pique, Andreas Christensen, Marcos Alonso, Jordi Alba, Sergi Busquets, Sergi Roberto dhe Robert Lewandowski. Asnjë prej tyre nuk arrin pesë trofe: Pique është ai që ka më shumë, katër Champions.

3-Tre kampionë bote të Barçës dhe vetëm një lojtar i Realit. Pavarësisht se ka skuadër më të re, janë tre lojtarë të Barcelonës që e kanë fituar Botërorin: Gerard Piqué, Sergi Busquets dhe Ousmane Dembélé. Toni Kroos, kampion në vitin 2014, është i vetmi futbollist i Realit të Madridit që mund të mburret se ka ngritur Kupën e Botës.

4- Një “Pichichi” dhe tre “Zamora” te Reali i Madridit, asnjë nga Barça. Është interesante se vetëm një futbollist nga të dyja skuadrat ka nderin të jetë golashënuesi më i mirë në La Liga. Është Karim Benzema, i cili e fitoi çmimin në sezonin 2021-2022 me 27 gola.

E njëjta gjë ndodh edhe me trofeun “Zamora”. Thibaut Courtois është i vetmi që e ka fituar çmimin e portierit të mirë, madje tri herë: me Realin e Madridit në 2019-20 dhe me Atléticon e Madridit në 2012-13 dhe 2013-14.

5- 11 lojtarë të akademisë janë te Barcelona, pesë më shumë se te Reali. Barça vazhdon të shfaqë besim më të madh te talentët e saj të rinj. Iñaki Peña, Arnau Tenas, Héctor Bellerín, Gerard Pique, Ronald Araújo, Eric García, Sergi Roberto, Alejandro Balde, Sergi Busquets, Gavi dhe Ansu Fati kanë qenë pjesë e La Masías.

Nga ana tjetër, Valdebebas përfaqësohet në ekipin e parë të Realit me gjashtë lojtarë: Luís López, Dani Carvajal, Nacho Fernández, Fede Valverde, Lucas Vázquez dhe Mariano Díaz. Vinícius Jr. dhe Rodrygo kanë luajtur me Real Madrid Castilla, por ishin pjesë e ekipit të parë.

6- I vetmi lojtar që e ka fituar “Topin e Artë është pjesë e skuadrës “merengues”. Luka Modric u shpall në vitin 2018 futbollisti më i mirë në botë. Karim Benzema mund të ndjekë hapat e kroatit në vitin 2022.

Asnjë lojtar i Barcelonës aktuale nuk e ka pasur nderin ta fitonte “Topin e Artë”. Robert Lewandowski i është afruar shumë, megjithatë ka festuar dy çmime “The Best”. Thibaut Courtois gjithashtu ka një çmim si portieri më i mirë i vitit 2018.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Formacionet zyrtare Izraeli – Kosova

Formacionet zyrtare Izraeli – Kosova

​“Dardanët” gati për sfidën e sotme ndaj Izraelit

​“Dardanët” gati për sfidën e sotme ndaj Izraelit

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën