TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Plisat reagojnë për zgjedhjen e Berishës kryetar të KB Prishtinës: “Ngjarja më e turpshme e kryeqytetit”

by tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Plisat reagojnë për zgjedhjen e Berishës kryetar të KB Prishtinës: “Ngjarja më e turpshme e kryeqytetit”

Tifogrupi prishtinas “Plisat” kanë reaguar pas zgjedhjes së politikanit Bekë Berisha, si kryetar i Klubit të Basketbollit, Prishtina. Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur fshehtas të mërkurën mbrëma, befasisht u zgjodh Bekë Berisha, pa një prapavijë prej udhëheqësit të sportit në kryeqytet, derisa në Zgjedhjet Lokale për Komunën e Prishtinës ai ishte kandidat për të parin e qytetit.

Plisat e kanë kundërshtuar emërimin e Berishës, duke e quajtur një ngjarje të turpshme, duke kërkuar që të anulohen vendimet e këtij Kuvendi, sipas tyre i paligjshëm dhe kryetarin e ri Bekë Berisha si një njeri joprofesional dhe që nuk ka qenë asnjëherë tifoz i skuadrës.

Ky është reagimi i plotë i Plisave në Facebook:

REAGIM

Sot u përballëm me një nga ngjarjet më të turpshme në histori të sportit të Kryeqytetit. Dhunshëm, tinëzisht dhe padrejtësisht, ata që nuk e duan klubin e basketbollit Prishtina, u mblodhën sot në një të ashtuquajtur kuvend, për ta zgjedhur kryetarin e ri të klubit.

Ky Kuvend i paligjshëm do të anulohet. Zgjedhja e një kryetari do të duhej të ishte e hapur. Gara do të duhej të ishte për idetë e vizionin për klubin. Sot, shkatërruesit e klubit e shfaqën vetëm frikën e tyre, të cilën u munduan ta mbulojnë me një figurë nga jashtë si mburojë.

Këto veprime tregojnë që Plisat kanë të drejtë. Qëndrimet tona u vërtetuan sërish se janë të drejta. Në këtë kryesi nuk ka dashuri për klubin, nuk ka interes për zhvillimin e klubit, prandaj edhe veprojnë nëpër terr.

Vjedhjet, keqpërdorimet, shkatërrimin e klubit, nuk mund t’i fshihni duke sjellë në karrigen e kryetarit një njeri që nuk ka asnjë lidhje me klubin, as me sportin e as me kryeqytetin.

Bekë Berisha është njeri joprofesional dhe aspak kompetent për këtë fushë. Duke e pas parasyshë këtë dhe formën se si është zjedhur ky njeri, e si po vepron kjo kryesi e klubit, ata nuk e kanë mbështetjen e Plisave. Kryesia sot zgjodhi kryetar një person që as nuk është tifoz dhe që kurrë në jetë nuk e ka përkrahur këtë klub.

Blerand Stavileci, Florian Miftari e Arsim Svirca, frika është ajo që ju karakterizon, andaj keni menduar që mënyra më e lehtë të përballeni me frikën është duke vendosur para jush “gardian”, por ju nuk e kuptoni që në botën e vërtetë kjo është e pavlerë. Ju do të gjykoheni për veprimet tuaja si udhëheqës të klubit. Për shkatërrimin e hajnitë që i keni bërë në klub. Nga kjo nuk do të mund t’ju shpëtojë asnjë figurë që e vendosni përpara  vetes si mburojë.

Ashtu siç iu thamë edhe në mbledhje, ne nuk tërhiqemi. Ne nuk e pranojmë këtë kuvend. Këtë kryesi të turpit, e këtë Kryetar të instaluar paligjshëm e dhunshëm.

Në Kuvend ka qenë i pranishëm edhe Komandanti i Stacionit Policor të Prishtinës, Fatmir Balaj. Në çfarë cilësie është thirrë ky? Kur u bë ai delegat? Apo vetëm sa për të intimiduar? I njejti ka provuar edhe para disa kohësh të na shantazhojë në zyre të Policisë së Kosovës, për të na bërë të tërhiqemi nga kërkesat tona. Nëse ju mendoni që keni të drejtë, pse po frikësoheni?

Plisat nuk zbrapsen! Klubi është i joni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Asllani pritet të kthehet te Interi

Interi cakton çmim të ri për Kristjan Asllanin

Ylber Ramadani me rekord te Shqipëria

Ylber Ramadani me rekord te Shqipëria

Gjyqtarit somalez të Botërorit i ndalohet hyrja në SHBA

Gjyqtarit somalez të Botërorit i ndalohet hyrja në SHBA

Irani thotë se biletat e tifozëve për ndeshjet e Botërorit i janë anuluar

Irani thotë se biletat e tifozëve për ndeshjet e Botërorit i janë anuluar

Kurti në Austri: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës ndër prioritetet kryesore

Kurti në Austri: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës ndër prioritetet kryesore

Franca ndalon hyrjen e Ministrit izraelit të Financave  në kuadër të sanksioneve të koordinuara

Franca ndalon hyrjen e Ministrit izraelit të Financave në kuadër të sanksioneve të koordinuara

KQZ njofton se çdo komunë do të ketë nga një Qendër Votimi me kusht më 7 qershor

Një muaj arrest shtëpiak personit që fshehu 6 fletëvotime në Jabllanicë

Izraeli e fut mjekun palestinez në izolim pas 17 muajsh mbajtje pa akuza

Izraeli e fut mjekun palestinez në izolim pas 17 muajsh mbajtje pa akuza

Nënshkruhet marrëveshje 700 mijë euro për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në Pejë

Nënshkruhet marrëveshje 700 mijë euro për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në Pejë

Asllani pritet të kthehet te Interi

Interi cakton çmim të ri për Kristjan Asllanin

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën