TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Plisat” i reagojnë Sigal Prishtinës: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
“Plisat” i reagojnë Sigal Prishtinës: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”

Në ndeshjen e fundit, tifozët e Prishtinës “Plisat” drejtuan thirrje në kor, por edhe sharje e ofendime, ndaj drejtuesve të skuadrës së basketbollit, Sigal Prishtina.

Të enjten, ky tifogrup përmes një reagimi të gjatë ka sqaruar këto thirrje, duke kërkuar llogari e reflektim për gjendjen aktuale në klub.

Për mungesën e rezultateve, pagat e lojtarëve e në veçanti për mostransparencën rreth ndryshimeve të fundit në klub, “Plisat” në reagim, kanë dhënë ultimatum dhe kanë paralajmëruar masa.

Ky është reagimi i plotë në Facebook, i Plisave:

Javën e kaluar jemi takuar mbi njëqind(100) persona, përfshirë tifozë, qytetarë e dashamirë të klubit.

Takimi nuk është bërë publik sepse kemi dashur që gjithçka të zgjidhet me mirëkuptim, në mënyrë të qetë dhe pa zhurmë. Por kur sheh që asgjë nuk lëviz, kur çdo premtim mbetet vetëm fjalë, atëherë është koha të flasim haptas.

Është premtuar mbledhje e bordit, por ajo ende nuk është mbajtur. Ndërkohë, salla është bosh, publiku është lodhur dhe shikuesit nuk po vijnë më. Arsyeja është e qartë njerëzit nuk shohin më dritë në fund të tunelit, sepse klubi është kthyer në pronë të individëve që e menaxhojnë sipas qejfit të vet dhe llogarive te veta, pa llogaridhënie ndaj askujt.

Prej muajsh jemi dëshmitarë të mos-sukseseve të klubit dhe të keqmenaxhimit që po e çon atë drejt humnerës. Aftmosfera e krijuar nga menaxhmenti aktual, përçarjet dhe jotransparenca kanë shkatërruar çdo ndjenjë bashshkimi. Në krye të kësaj gjendjeje është Blerand Stavilevci dhe Florian Miftari me ekipin e tij, që atëkohë u kthyen në krye të klubit me aprovim dhe mbështetje edhe nga ne, duke na bindur me fjalë të mëdha për ndryshim e profesionalizëm. Por realiteti është i kundërt. Gjendja e klubit është më i dobët se kurrë, rezultatet flasin vetë dhe asgjë nga premtimet e tyre nuk është bërë realitet.

Në vend të përmirësimit, kemi parë familjarizim në çdo cep të klubit dhe mungesë të plotë profesionalizmi. Ata që erdhën me premtime për transparencë, sot e kanë mbyllur çdo derë komunikimi. Për shkak të këtij keqmenaxhimi, edhe shikuesit janë larguar. Dikur salla mbushej plot, sot është pothuajse bosh. Kjo ndikon jo vetëm në klub, por në gjithë shikueshmërinë e basketbollit në kryeqytet.

Është shumë shqetësuese se zgjedhja e kryetarit të klubit, z.Ferit Zekolli, është bërë në mënyrën më të padrejtë të mundshme, pa kuvend të rregullt, pa respektuar statutin dhe pa asnjë transparencë ndaj Plisave. Për të ikur nga përgjegjësitë e gjendjes së klubit, Blerand Stavilevci e ka emëruar në mënyrë të paligjshme Ferit Zekollin, vetëm për t’u fshehur pas tij dhe për ta kontrolluar klubin nga prapaskena. Në një bisedë me kryesinë e Plisave, Ferit Zekolli. vetë ka pranuar se “jam president, por s’e di a vetna”, duke treguar qartë se është dikush tjetër I ka dyzginat në dorë.

Përtej kësaj, është e pafalshme që lojtarët nuk kanë marrë pagat e tyre dhe as qiratë e banesave nuk janë paguar. Kjo është fyerje për secilin sportist që jep maksimumin në fushë për fanellën e Prishtinës. Edhe më keq, zgjedhja e kryetarit të klubit është bërë në mënyrë të paligjshme, pa mbledhje të rregullt të kuvendit dhe në kundërshtim me statutin. Kjo është përpjekje për ta kapur klubin në mënyrë të padrejtë dhe për ta mbajtur nën kontroll personal.

Reagimi ynë në ndeshjen e fundit nuk ishte kundër lojtarëve apo stafit teknik, por ndaj padrejtësive që po ndodhin në klub. Ne nuk mund të heshtim kur dikush dëmton klubin për interesa personale. Ne e kemi mbajtur këtë klub gjallë për dekada me mbështetjen tonë. Prandaj, askush s’ka të drejtë të na tregojë se kur duhet të flasim.

E dënojmë me veprimin e anëtarit të kryesisë, Florian Miftari, i cili ka paraqitur disa tifozë në polici kinse për kërcënim. Ky veprim është i ulët dhe tregon mungesë respekti ndaj tifozëve që kanë qenë gjithmonë zemra e klubit. Tifozët nuk janë armiq të klubit, tifozët janë klubi vetë.

Ne kërkojmë që menjëherë të mblidhet bordi, të

thirret kuvendi i rregullt dhe të zgjidhen drejtues të rinj, legjitimë dhe transparentë. Ky klub nuk është i asnjë individi – ky klub është i Plisave dhe I qytetit të Prishtinës. Dhe ne, si tifozë, nuk do të rrimë duarkryq duke parë si shkatërrohet ajo që kemi ndërtuar me vite.

Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i së vërtetës, sepse dashuria jonë për Prishtinën nuk lidhet me emra, por me ngjyrat që i mbajmë në zemër. Dhe derisa të vendoset drejtësia, do të jemi aty  përballë çdo padrejtësie, për klubin tonë, për Prishtinën tonë.  MOS NA E TESTONI DURIMIN!

NËSE S’KI ZEMËR IK PREJ PRISHTINËS!

PLISAT

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova për fitore ndaj Sllovenisë, Vojvoda e Gallapeni optimistë te “Dardanët”

Kosova për fitore ndaj Sllovenisë, Vojvoda e Gallapeni optimistë te “Dardanët”

Izraeli bombardon qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Izraeli bombardon qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Të gjitha biletat e shitura për ndeshjen Slloveni–Kosovë

Të gjitha biletat e shitura për ndeshjen Slloveni–Kosovë

Gjyqtarë nga Shqipëria në ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit

Gjyqtarë nga Shqipëria në ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit

Izraeli vret 46 persona në Gaza, pavarësisht thirrjes së Trump për ndaljen e bombardimeve

Zyra e Mediave në Gaza: Izraeli ka shkelur armëpushimin 282 herë

“Ditari” 13.11.2025

“Ditari” 13.11.2025

Google paralajmëron: Wi-Fi publik mund të rrezikojë llogaritë tuaja bankare

Google paralajmëron: Wi-Fi publik mund të rrezikojë llogaritë tuaja bankare

Rama: Italia do të udhëheqë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Rama: Italia do të udhëheqë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Maqedonci: Forcimi i sigurisë kibernetike, domosdoshmëri kombëtare

Maqedonci: Forcimi i sigurisë kibernetike, domosdoshmëri kombëtare

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

“Plisat” i reagojnë Sigal Prishtinës: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”

“Plisat” i reagojnë Sigal Prishtinës: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën