TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Petrit Ajetit i vazhdohet mandati edhe për 5 vjet në krye të AKI-së

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Petrit Ajetit i vazhdohet mandati edhe për 5 vjet në krye të AKI-së

Petrit Ajeti do të vazhdojë të udhëheqë Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe për pesë vjet të tjera.

Vendimi për vazhdimin e mandatit të tij është nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky vendim pasqyron vlerësimin institucional për punën dhe lidershipin e Ajetit në krye të këtij institucioni të sigurisë.

“Ky vendim pasqyron vlerësimin institucional për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e deritanishme të z. Ajeti në udhëheqjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe besimin në vazhdimësinë e lidershipit të tij në forcimin e kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet se gjatë mandatit të tij, AKI ka luajtur rol të rëndësishëm në mbrojtjen e rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe interesave strategjike të vendit.

Po ashtu, është vlerësuar edhe angazhimi i institucionit në bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Ofrimi i vazhdueshëm i kontributit për sigurinë rajonale dhe më gjerë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar” përmendet si një nga aspektet kyçe të punës së AKI-së gjatë kësaj periudhe.

Petrit Ajeti ka qenë në krye të AKI-së gjatë pesë viteve të fundit. Ai ka përfunduar studimet në shkencat politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, si dhe studimet master në Universitetin Metropolitan të Londrës.

Gjithashtu, ai ka ndjekur programe të shumta të zhvillimit profesional në fushën e sigurisë në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tags: albin kurtiAlbulena HaxhiuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja thotë se qumështorja “Vita” furnizohet me ujë për ujitje, akuzon edhe kompaninë “Drini i Bardhë”

Muja thotë se qumështorja “Vita” furnizohet me ujë për ujitje, akuzon edhe kompaninë “Drini i Bardhë”

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Trabzonspori kërkon 20 milionë euro për Muçin

Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare

Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën