TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pesë persona arrestohen pas operacioneve policore në Pejë e Ferizaj

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
Pesë persona arrestohen pas operacioneve policore në Pejë e Ferizaj

Policia e Kosovës të martën ka bërë të ditur për dy operacione policore që janë zhvilluar në Pejë e Ferizaj.

Aksionet janë ralizuar për raste të ndryshme e ku janë arrestuar pesë persona si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për proceduar të mëtejme ligjore.

Në Pejë, një person u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “fajde”.

I dyshuari u arrestuar në flagrancë. Dyshohet se “në vazhdimësi, përmes presionit dhe kërcënimeve, i arrestuari e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke paguar norma të interesit si fajde”.

“Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në procedurë penale ndaj personit të dyshuar, derisa i njëjti lidhur me rastin, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Një mjek veterinar me inicialet A.P. është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, ndërsa punonjësit e tij, të dyshuarit me inicialet I.H., A.P. dhe Sh.M, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”.

Sipas Policisë dyshohet se mjeku veterinar me një kompani të vetën ka përfituar pesë tenderë në pesë komuna të ndryshme “për trajtimin e qenve endacakë” gjatë periudhës gusht – tetor 2023. I arrestuari dyshohet se ka paraqitur të dhëna të rreme tek autoriteti kontraktues.

Punonjësit e tij po dyshohen se u kanë shkaktuar kafshëve “vuajtje dhe dhembje apo shqetësime të rënda në atë shkallë apo rrethanë të cilat janë të tepruara dhe të pa nevojshme”. Katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë pas intervistimit.

“Në rastin tjetër (2), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore për një kohë, si dhe duke aplikuar edhe masa të veçanta të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi/prova të mjaftueshme se; i dyshuari me iniciale (A.P.) me profesion Mjekë-Veterinar dhe pronar i Operatorit Ekonomik-Ambulanca veterinare private – fitues i pesë (5) tenderëve, në pesë (5) Komuna të ndryshme, për trajtimin e qenve endacak, gjatë trajtimit të tyre, për periudhën kohorë Gusht-Tetor 2023, në cilësinë e Mjekut Veterinarë, si person përgjegjës, qëllimisht ka shkelur detyrimet qe kanë dal nga kontrata- konkretisht në hospitalizimin pas intervenimit, duke paraqitur të dhëna të rreme; duke shtuar numrin e qenve të trajtuar në regjistrat e dorëzuar tek Autoriteti Kontraktues, duke mos paraqitur rastet e ngordhjes se kafshëve, duke mbajtur të fshehur për autoritetet kontraktuese, me qëllim të përfitimit për vete apo personave tjerë; gjithashtu, nuk ka përfillur procedurat ligjore, ku paraprakisht është dashur të marrë aprovimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për plotësimin e kushteve për të operuar si ambulancë dhe strehimore për qenët endacak, ku sipas raportit të inspektoreve të AUV-it, nuk ka plotësuar kushtet për të operuar, ku rrjedhimisht edhe i kishte ndaluar operimi, deri në plotësimin e kushteve të kërkuara. Ndërsa, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit tjerë me iniciale (A.P. ; I.H. dhe SH.M.) në cilësinë e punëtorëve të dyshuarit të parë, gjatë periudhës kohore Gusht-Tetor të vitit 2023, duke Operuar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së procedurave të trajtimit të kafshëve: kapjes, sjelljes, akomodimit në strehimore dhe dërgimit në destinacionin e kapjes, me veprim kanë keqtrajtuar kafshët duke i ’u shkaktuar vuajtje dhe dhembje apo shqetësime të rënda në atë shkallë apo rrethanë të cilat janë të tepruara dhe të pa nevojshme”, thuhet në njoftim.

Tags: Arrestimeoperacione policorePolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X