TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pesë muaj pa takim Kurti-Vuçiq, Stano: Dialogu vazhdon

Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga takimi i fundit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, ende nuk ka ndonjë datë për një takim të ri të mundshëm sy më sy mes tyre. Nga Bashkimi Evropian thonë se janë duke punuar dhe dialogu vazhdon, derisa nga ekzekutivi nuk kthejnë përgjigje nëse është diskutuar ndonjë datë e mundshme rreth takimit tre palësh.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Stano: Të vërtetohet kush qëndron prapa sulmit terrorist dhe të dalin para drejtësisë

Takimin e fundit përballë Kurti e Vuçiq e bënë në shtator të vitit 2023 në Bruksel.

E nga ajo kohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, nuk e kanë parë sy më sy njëri-tjetrin.

Por dhe pas pesë muajve, nuk ka ndonjë datë se kur do të zhvillojnë takimin e radhës.

Bashkimi Evropian ani pse nuk ka një ditë të caktuar për takim të mundshëm mes palëve nuk frikësohet se do të ketë ngërç në dialogun.

“Dialogu vazhdon. Ne jemi duke punuar, dhe vazhdojmë të punojmë që ky proces të ecë përpara, tu ndihmojmë palëve që më në fund të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive, që të mund të ecin përpara. Nuk kemi frikë se do të ketë një status quo të re, ose një ngërç. Në fakt nuk frikësohemi nga asgjë, por vetëm për atë se populli i Kosovës dhe Serbisë, do të mbeten jashtë nga ajo që parashihet për ta në nga Procesi i Anëtarësimit, nga fakti se ne po i shohim të gjitha ato që ju po i përmendni në pyetjen tuaj, e për të cilat ne kemi reaguar gjatë javëve të fundit. Në veçanti në anën e Kosovës, me vendimet e njëanshme, dhe gjëra që kanë ngritur shqetësime, bashkë me mënyrën se si komunikohet nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Këto krijojnë frikë tek ne, se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa”, ka thënë për Tëvë 1, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Mirëpo, njohësi i politikës, Fidan Ukaj mendon që zhvillimet e fundit rreth dinarit dhe mbylljes së strukturave paralele e kanë pamundësuar edhe më shumë këtë takim.

Madje Ukaj nuk beson që Qeveria e Kosovës do të marrë pjesë në një takim trepalësh pa një raport hetimor për rastin e Banjskës.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës rreth kësaj çështje, mirëpo të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Tags: dialoguStanotakimi Kurti-Vuçiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Shteti ua ndal sërish pensionet veteranëve që punojnë në ndërmarrje publike rajonale

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën