TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përvjetori i lindjes së Elena Gjikës

by TËVË 1
2 muaj ago
0
A A
Përvjetori i lindjes së Elena Gjikës

Më 22 janar të vitit 1828, u lind në Bukuresht Elena Gjika (Dora D’Istria).

Ajo u rrit në një kostelacion familjar të mbrujtur me kulturën, si e bija e Mihal Gjikës, themelues i muzeut të parë kombëtar në Rumani dhe e Katarina Gjikës, lëvruese në përkthim. Gjika kreu studime të thelluara në degën e letërsisë në epiqendrat e jetës akademike evropiane (Austri, Itali dhe Gjermani).

Në vitin 1849 do të kthehej përsëri në vendin e saj për të vënë kurorë me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Rusia do të ishte vendqëndrimi i saj për disa vjet, prej të cilit do të vendoste të largohej pasi mbeti vejane.

Kështututje, Gjika ndërmori një sërë udhëtimesh e përpiloi studime të një game interesash.

Vepra e saj e parë e botuar në 1855-n titullohej “Jeta monastike në Kishën Lindore” (La vie dans l’Eglise monastique Orientale), ku autorja apelonte për shfuqizimin e urdhrave të manastirit.

Ndërkaq, barazia gjinore do të ishte kryefjalë e korpusit të publikimeve të Gjikës.

Në shkrimin “Gratë në Orient” (“Les femmes en Orient”, 1859) dhe “Rreth grave, nga një grua” (“Des femmes, par une femme”, 1869), ajo qëmtonte gjegjësisht mbi emancipimin e grave në Levant (Mesdheu Lindor) dhe identifikonte dallimet në trajtimin e tyre mes Evropës Jugore dhe Gjermanisë.

Gjika vdiq në Firence më 17 nëntor të 1888-s në moshën 60-vjeçare.

Tags: BukureshtElena GjikaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Baleti i Kosovës shkon në Panama

Baleti i Kosovës shkon në Panama

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Përgatitjet e fundit të “Dardanëve” – premtojnë atmosferë të zjarrtë kundër Turqisë

Përgatitjet e fundit të “Dardanëve” – premtojnë atmosferë të zjarrtë kundër Turqisë

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Presidentja e kryeminstri e presin ditën e fundit për ta deklaruar pasurinë

Presidentja e kryeminstri e presin ditën e fundit për ta deklaruar pasurinë

“Kjo është ndeshje historike për kosovarët” – atmosfera festive në sheshet e Prishtinës

“Kjo është ndeshje historike për kosovarët” – atmosfera festive në sheshet e Prishtinës

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Sot në Kosovë 1 litër naftë 1 euro e 82 cent – Qeverisë i kërkohet të ndërhyj

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Ambasadori britanik mbështet Kosovën para sfidës vendimtare me Turqinë

Çështja e presidentit, Guri: Kurti po gabon me 85 votat, Kosova s’ka nevojë për zgjedhje të reja

Çështja e presidentit, Guri: Kurti po gabon me 85 votat, Kosova s’ka nevojë për zgjedhje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën