TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përurohet shtatorja e Adem Jasharit në Mitrovicë

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Përurohet shtatorja e Adem Jasharit në Mitrovicë

Në komunën e Mitrovicës sot u përurua pllaka e komandantit legjendar, Adem Jashari. Vëllai i tij Rifat Jashari uroi të gjithë qytetarët, ndërsa kryetari i komunës, Bedri Hamza tha se familja Jashari janë simbol i historisë së Kosovës.

Me flamuj e nën ritëm muzikor, u mblodhën për të festuar.

Përveç 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qytetarët e Mitrovicës, festuan edhe përurimin e shtatores së heroit legjendar, Adem Jashari.

Nuk vonoi shumë, u bë edhe shpalosja e shtatores.

E për këtë, vëllai i tij uroi dhe falënderoi komunën për organizimin.

“Urime së pari pavarësia të gjithëve, çka jeni këtu dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen brenda dhe jashtë trojeve të veta. Urime edhe shtatorja, ishalla gjitha shtatoret i gëzojnë së bashku”, tha vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza.

“Sakrifica e familjes Jashari, simbolizon dhe sintetizon historinë e të gjithë familjeve të Kosovës për liri dhe Pavarësi. Sakrifica e kësaj familje, me kryekomandantin Adem Jashari, vuri në lëvizje historinë”, tha kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

E autori i kësaj vepre tha se realizimi i shtatore ka qenë përgjegjësi e madhe.

“Ka qenë përgjegjësi e madhe, për mu me realizu veprën sepse është njeriu kryesor i kësaj dite që ne e festojmë”, tha skulptori Sabri Behramaj.

E në këtë ditë feste, qytetarët mitrovicas kërkuan unitet.

“Urime pavarësia e Kosovës me 17-in, faleminderit prej Allah-ut, që na ka shpallur Pavarësinë, i lumi ALLAH, maspari, shoqëria, vllaznia edhe edhe gjithë Kosovarët tanë. Duhet me mbajtë pak, me kanë si të shtrënguar, të lidhun të bashkuar ku është bashkimi ku është razia, është perëndia”, tha qytetari, Hamdi Osmani.

Entuziast u shpreh edhe ky fëmijë.

“Unë jam shumë krenar me shtetin tem, sepse janë bërë shumë sakrifica”

Në këtë ceremoni, pjesëmarrës ishin një numër i madh i qytetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci në SHBA takon Daniel Zimmermanin, diskutojnë për sigurinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci në SHBA takon Daniel Zimmermanin, diskutojnë për sigurinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri në raste të ndara, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri në raste të ndara, dy persona ndalohen për 48 orë

Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Sveçla: Po i japim fund strukturave ilegale, stacioni në Zveçan kalon nën kontroll institucional

Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paepur për çlirimin e Kosovës

Kurti: Vdekja e Hafiz Gagicës, humbje e madhe

​Ekspertja ndërkombëtare: Serbia mund të përdorë metoda ruse në zgjedhjet e 7 qershorit

​Ekspertja ndërkombëtare: Serbia mund të përdorë metoda ruse në zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ shpjegon votimin me postë, zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare më së largu deri më 6 qershor

KQZ shpjegon votimin me postë, zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare më së largu deri më 6 qershor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën