TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përurohet bunkeri i radios “Kosova e Lirë”, gazetari i Tëvë1 merr mirënjohje për kontributin

Ekipi i radios “Kosova e Lirë” ka nderuar me mirënjohje gazetarin e Tëvë1, Fidan Zejnullahu. Kjo pasi Zejnullahu tri vite me parë realizoi një kronikë përmes së cilës shpërfaqi gjendjen e mjerueshme që ishte lënë për dy dekada bunkeri nga i cili ishin dhënë lajmet e luftës. Pas kësaj kishte filluar rindërtimi i këtij bunkeri, ndërsa të premten edhe u përurua në Majën e Pallanikut të maleve të Berishës.

nga TËVË 1
21 Qershor, 2024
0
A A
Përurohet bunkeri i radios “Kosova e Lirë”, gazetari i Tëvë1 merr mirënjohje për kontributin

U themelua në kohë lufte.

Radio “Kosova e Lirë”, ka 25 vjet që vazhdon të dëgjohet nga Malet e Berishës.

E valët e kësaj radioje, edhe një herë të premten mblodhën qindra qytetarë në fshatin Berishë të Malishevës.

Krejt kjo për ta shënuar 25 vjetorin, kur kjo radio e transmetoi emisionin e fundit në kushte lufte.

Por, në këtë përvjetor, për shkaqe shëndetësore mungoi drejtori i kësaj radioje, Ahmet Qeriqi.

“S’mund të mos e kujtojmë, drejtorin Ahmet Qeriqi, i cili ka drejtuar, organizuar dhe ka përpiluar lajmet, ka qenë përgjegjësi kryesor i radios ‘Kosova e Lirë’”, tha zëvendëskomandanti në Pashtrik, Sadik Halitjaha.

Nga atje vetura të shumta të të pranishmëve, u drejtuan për në Majën e Pallanikut.

Kjo pasi gjithçka ishte bërë gati, për përurimin e bunkerit nga ku u dhanë lajmet e luftës.

Nga vendin e njëjtë, të pranishmëve iu drejtua edhe një herë zëri të cilin e njohin gjithë shqiptarët.

Ish-zëri i kësaj radioje, Nusret Pllana, kujtoi fjalët e fundit që i tha në kohë lufte.

“Këtu e 25 vjet me parë, e kemi dhënë programin e fundit të transmetimit të radios “Kosova e Lirë”, nga ky bunker e kemi kumtuar lajmin më të mirë të mundshëm, kur kam thënë “Sot me 21 qershor 1999, po e përfundojmë programin e radios, me kapitullimin e Serbisë fashiste në Kosovë”, tha Pllana..

E gjithë teknika e kësaj radioje në kohë luftë, ishte dhuruar nga artisti, Ismet Bexheti.

“Ndihem tepër i nderuar, tepër i përmbushur, që kam qenë pjesë sado e vogël e një mrekullie kaq të madhe që ka ndodh në Kosovë, me radion ‘Kosova e Lirë’ që kanë qenë armë më e fuqishme e së vërtetës së Kosovës”, tha këngëtari.

E intonimi i himnit kombëtar e atij shtetëror të Kosovës, ngriti në këmbë të pranishmit.

“Ju që sot jeni ngjitur këtu, atëherë padyshim që do të ishit të gatshëm të na i jepnit çdo ndihmë të mundshme. Ne me ishim një grusht njerëzish që cdo ditë bënim përpjekje të ishim pranë jush”.

E këtu u nderuan të gjithë ata kontribuuan në rindërtimin e këtij bunkeri.

Njëri nga ta ishte gazetari i Tëvë1, Fidan Zejnullahu.

“Fidan Zejnullahu është sebep siç thotë populli, për rregullimin e bunkerit dhe ngritja e kësaj antene gjigante. Atëherë ishte gazetar në T7, e tash gazetar në Tëvë1. Kur e pa në këtë gjendje kaq të mjerueshme bunkerin, më thirri më tha, profesor po shkojmë në vend të ngjarjes dhe po e xhirojmë pak dhe me trego se bash deri në këtë ditë ka ardh bunkeri. Pastaj erdhi e bëri një storie aq të mirë, saqë pati miliona shikime dhe u bë shumë virale, pastaj me kronika na përcjelli rregullisht, prandaj faleminderit deri në qiell, Fidan Zejnullahu”, tha ish-moderatori i radios.

E momenti i pritur për 25 vjet, erdhi në mesditën e së premtes.

Ndërkohë, u zbulua edhe obelisku, që përmban historikun e radios “Kosova e Lirë”.

Ndryshe, kjo radio u formua nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së më 4 janar të vitit 1999.

 

Tags: bunkeri i radios “Kosova e Lirë”Fidan Zejnullahukontribut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump reagon për përmbytjet në Teksas: Bashkëpunim i plotë me zyrtarët lokalë

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X