TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri

Situata e zjarreve në Shqipëri paraqitet në përmirësim, ndërsa deri në orën 14:00 të 24 gushtit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet e ditës së sotme janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 8 automjete zjarrfikëse.

Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë dhe 2 helikopterë.

Vëmendja kryesore vijon të jetë përqendruar në malin e Dajtit, ku operacioni po zhvillohet me 30 efektivë të Forcave të Armatosura, 30 zjarrfikës dhe mbështetje nga ajri me helikopter. Pavarësisht terrenit të vështirë, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Pukë, situata paraqitet me përmirësim të ndjeshëm. Zjarri në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është shuar plotësisht, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes.

Në zonë janë angazhuar forca vendore, vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga mjete dhe një helikopter.

Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafën e Helmës, pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa zjarri në Bërshi është shuar plotësisht.

Në qarkun Lezhë, vatrat në Lufaj dhe Shtuf janë deklaruar të fikura, ndërsa Kalivaçi dhe zona e Tenës vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.

Ndërkohë, në Elbasan dhe Vlorë vijon monitorimi i disa vatrave, pa rrezik për banesat.

Një vatër e re aktive është raportuar në malin e Luzatit, në Tepelenë, ku strukturat zjarrfikëse vendore po ndërhyjnë për vënien e saj nën kontroll.

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren, me fokus shuarjen e plotë të vatrave aktive, monitorimin e zonave të prekura dhe parandalimin e riaktivizimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën