TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përmes letrës drejtuar Policisë, i dyshuari që gjendet në arrati për vrasjen te “4 Llullat” jep versionin e tij për ngjarjen

by teve1
6 muaj ago
9
A A

I dyshuari për vrasjen e viktimës N.G., Alban Gashi, i cili gjendet ende në arrati, përmes avokatit të tij- Fanol Krasniqi, me anë të një letre drejtuar Policisë, ka dhënë versionin e tij për vrasjen që ndodhi më 25 mars te “4 Llullat” në Prishtinë, duke pretenduar se viktimën e ka qëlluar me armë i plagosuri Miftar Miftari.

Më 25 mars 2025, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar, ka mbetur i vrarë N.G., në rrugën “Rrustem Hyseni” në lagjen e njohur si “4 Llullat” në Prishtinë, kurse Miftar Miftari i plagosur, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Cili është versioni i të arratisurit Gashi?

Në letrën që avokati Krasniqi ia ka drejtuar hetuesve të Policisë, e të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se pas rastit, familja e të dyshuarit e ka autorizuar që ta përfaqësojë atë dhe se ka komunikuar edhe me të në rrjete sociale, e që përmes tij ai ka treguar versionin e vet të ngjarjes.

Sipas letrës, zanafilla e problemit të Gashit me Miftarin (i njohur me nofkën Duqi) ka nisur në shtetin e Spanjës, kur Miftari kishte qenë në lidhje me një grua e cila më pas ishte lidhur me një person me emrin Alban (mbiemri i të cilit nuk dihet), por që ai kishte menduar se ishte vetë Gashi.

Gjithnjë sipas shkresës që Gashi ka dërguar te hetuesit përmes avokatit me arsyetimin për zbardhjen e rastit, thuhet se Miftari e ka sharë e ofenduar Gashin me anëtarë të familjes- gruan e vajzën e mitur, deri te kërcënimi për babanë e tij. Më pas, thuhet se Miftari i kishte shkuar Gashit edhe tek banesa ku e kishte kanosur me thikë, madje kishte tentuar ta therte.

Po ashtu, edhe pronarja e apartamentit ku banonte me qira Gashi, pretendohet se u kanos nga Miftari, e që ajo më pas e largoi Gashin nga apartamenti. Më pas, thuhet se Gashi u detyrua të ikë në Francë tek gruaja dhe vajza e mitur, e më 24 mars 2025 vjen në Kosovë në vizitë tek prindërit.

Në shkresë, thuhet se pasi mësoi vendodhjen e Miftar Miftarit, Alban Gashi bashkë me një person NN, shkojnë në vendin e ngjarjes, ku posedonte një armë të tipit TT, kurse miku i tij NN, një kallashnikov.

Gjithnjë sipas letrës, me të hyrë Gashi në lokal, Miftari kishte lëshuar një zë dhe kishte kërkuar nga mysafirët që të mos lëvizin dhe për një moment gjuan në drejtim të Gashit 4 herë, duke e plagosur në këmbën e djathtë.

Më tej, thuhet se pas zbrazjes së municionit nga ana e Miftarit, i njëjti repetit armën dhe afrohet në distancë të afërt dhe e godet dy herë në këmbë dhe një në dorë dhe më pas Gashi afrohet ia merr armën Miftar Miftarit dhe me të me pjesën e kondakut e godet disa herë në kokë dhe përfundimisht largohet në një vend të panjohur.

Alban Gashi pretendon se nuk ka mundësi që nga gjuajtja e tij të jetë goditur tani ndjeri N.G., por është goditur nga e shtëna e Miftarit.

Po ashtu, i dyshuari pretendon se nuk e kishte qëllimin të gjuajë në drejtim të Miftarit, por që ta rrihte për shkak të fyerjeve të rënda që ia kishte bërë kohë më parë ai. Por, me të hyrë në lokal Gashi ishte plagosur nga Miftari, e që pretendohet se u detyrua ta mbrojë veten e ta zbrapsë sulmin.

Sipas Albanit, armën nuk e ka repetitë deri kur Miftari i ka shkrepur të gjithë fishekët që i kishte në revole.

Aty thuhet se informacionin për vendndodhjen e armëve që janë përdorur në rast, i dyshuari Gashi e kishte dhënë përmes avokatit, e që Policia i kishte gjetur tri armë zjarri në Makoc.

Në letër thuhet se në atë vend janë gjetur një pistoletë e të dyshuarit Gashi, një pushkë automatike e të dyshuarit tjetër dhe një pistoletë pronë e Miftar Miftarit. Arma e tipit “Mulli”, thuhet se është përdorur nga Miftari, e që këtë sipas tyre do ta vërtetojnë provat.

Përmes letrës, kanë kërkuar të dëshmojnë dy dëshmitarë, të cilët kanë qenë prezent në vendngjarje.

Alban Gashi pretendon se nuk ka shtënë në drejtim të asnjërit nga personat që gjendeshin në lokal, mirëpo gjuajta e tij në drejtim të Miftarit, ka ardhë pasi ai e plagosi.

Andaj, në letër pretendohet se Miftari kishte pasur mosmarrëveshjen me një person tjetër me emrin Alban dhe jo me të personalisht, kështu supozohet se ai e kishte përzier me atë person.

Ndryshe, avokati Krasniqi tha për “Betimi për Drejtësi” se i mbrojturi i tij Gashi i shpreh keqardhje familjes së viktimës për rastin.

Kujtojmë se Miftar Miftari gjendet ende i shtrirë në Spital, ndërkaq i dyshuari Gashi në arrati.

Policia kishte njoftuar se nga goditja e dy të dyshuarve të armatosur e të maskuar, kishte mbetur i vrarë N.G., ndërkaq i plagosur Miftar Miftari.

“Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhej në njoftimin e Policisë./BetimipërDrejtësi

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Auto Draft

Ish-ambasadori holandez: UÇK ishte këmba e NATO-s në tokë

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën