TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përkujtohen gjashtë martirë Pojatë të Ferizajt, zbulohet busti i dëshmori Gëzim Sahiti

Në Pojatë të Ferizajt u mbajt një ceremoni përkujtimore për 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Gëzim Sahiti. Në vendlindjen e tij u zbulua edhe busti, ndërsa u përuruan edhe pllakat përkujtimore për gjashtë martirët e fshatit.

by Jona Kelmendi
5 muaj ago
2 0
A A

Rruga drejt Pojatës këtë të shtunë nuk ishte si zakonisht.

Që nga ora 11:00, fshati në Komunën e Ferizajt u mbush me qytetarë, familjarë e bashkëluftëtarë.

Të gjithë u mblodhën për një qëllim.

27 vjet pas rënies, u zbulua busti i dëshmorit Gëzim Sahiti.

Ky i fundit ra heroikisht në frontin e luftës më 25 prill 1999, në Kosharen legjendare.

Krah tij, u vendosën edhe pllakat përkujtimore për gjashtë martirët e fshatit, të rënë për lirinë e vendit.

E para që e solli kujtimin për të ishte vajza e tij, e cila foli për mungesën që e ka shoqëruar që nga fëmijëria.

“Kur babai im ra dëshmor, unë isha vetëm pesë vjeç, ndërsa vëllai im ishte vetëm dy vjeç. Ne nuk patëm mundësi ta njohim sa duhet, por figura e tij ka jetuar gjithmonë në zemrat tona, në rrëfimet e familjes dhe në respektin e të gjithë bashkëfshatarëve. Edhe pse u rritëm pa praninë e tij, gjithmonë e kemi ndjerë forcën dhe emrin e tij pranë nesh”, thotë vajza e Gëzim Sahitit, Marigona.

Për figurën e tij foli edhe komandanti, i cili e kujtoi si një nga ushtarët që jepte forcë në momentet më të vështira.

“Si komandant i tij, dëshmoj se Gëzimi ishte një nga ushtarët që i japin forcë njësisë, që i japin zemër luftës dhe që e bëjnë dallimin në momentet më të vështira”, thotë komandanti i tij, Shiqer Maloku.

Ndërkaq një nga bashkëluftëtarët rikujtoi momentet e fundit me të.

“Më kujtohet dita e fundit, ai e këndonte këngën Besa Besë pa kurrfarë frike dhe mori pjesë në beteja direkte së bashku edhe me komandantin Sali Çeku i cili ishte nder për ne të luftonim në ato vija të frontit”, thotë ish-ushtari Hashim Feka.

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues institucionalë.

“Pojatës sot po i rikthehen bijtë e saj në bronz të pathyeshëm, të palëkundshëm ndër stuhi të historisë ashtu si lavdia e tyre, e rrënjosur thellë në damarët ku frymon liria jonë”, tha kryetari i Komunës, Agim Aliu.

“Ne jemi mbledh sot për ta përjetësuar një djalë të ri, por të devotshëm, një trim të guximshëm, që sakrifikoi jetën e tij për të qenë ky popull i lirë”, u shpreh deputeti Elmi Reçica.

E një fjalë e tha edhe i pari i fshatit i cili theksoi se ky bust është më shumë se simbol.

“Me këtë vepër, ne nuk po vendosim vetëm pllaka dhe bronz, por po vendosim kujtesën, mirënjohjen tonë për ata që dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tone”, tha kryetari i fshatit, Ibrahim Latifi.

Gëzim Sahiti prehet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Koshare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Info Nata”- 17.09.2026

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Shukri Buja me kritika për protestuesit: Kanë folur kundër UÇK-së, tash po dalin në shesh

Shukri Buja me kritika për protestuesit: Kanë folur kundër UÇK-së, tash po dalin në shesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën