Ka mbaruar takimi trepalësh mes emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimi ka ardhur pas takimeve bilaterale të të dy negociatorëve, me Lajçakun.
Nuk dihet nëse do të ketë deklaratë për media pas këtyre takimeve.
Para këtij takimi, Bislimi ka deklaruar se në agjendë kanë qenë disa tema që lidhen kryesisht me dokumentet që Lajçak ka sjellë në Prishtinë e Beograd.