TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përfundon gjykimi ndaj ish-kryeshefit të KPM-së Luan Latifi, prokurori kërkon dënimin e tij

nga Florijeta Dernjani
9 Shkurt, 2024
0
A A
Përfundon gjykimi ndaj ish-kryeshefit të KPM-së Luan Latifi, prokurori kërkon dënimin e tij

Ka përfunduar gjykimi për korrupsion ndaj ish kryeshefit të KPM-së, Luan Latifi.

Të premten janë dhënë fjalët përfundimtare nga palët gjyqësore.

Prokurori, Sef Prendrecaj, kërkoi që Latifit të shpallet fajtor dhe të marrë dënim maksimal pasi veprat janë të natyrës së korrupsionit.

Në fjalën përfundimtare, ai ka thënë se është vërtetuar në mënyrë bindëse se ka kryer veprën penale kërkim dhe marrje ryshfeti.

“Bindshëm u vërtetua se Luan Latifi në bashkëkryerje më të dënuarin Arben Bilalli, kanë kryer veprën penel kërkim dhe marrje ryshfeti.” – deklaroi prokurori Prendrecaj.

Edhe mbrojtja e palës së dëmtuar, kërkoi që Latifi të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues për mosushtrimin e funksionit publik.

“Aktakuza e prokurorisë është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar, se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale “kërkim dhe marrje ryshfeti”. Por edhe atë të shantazhit, pasi Elhami Haziri gjatë gjithë kohës është shantazhuar.” – ka thënë avokati i pronarëve të “Telkos”, Naim Rudari.

E lirimin e Luan Latifit e kërkoi mbrojtja e tij.

“Gjatë shqyrtimit gjyqësor kemi dëgjuar keq citime, manipulime, deklarime të rreme nën betim, vetëm që me doemos Luan Latifi të shpallet fajtor.” – deklaroi avokati i Latifit, Driton Musliu.

Në seancë fjalën e mori edhe vet Luan Latifi.

Njëjtë si avokati i tij, Latifi tha se aktakuza ndaj tij është e bazuar në të pavërteta.

“Kemi të bëjmë me trillime, deklarime të rreme, prandaj kryesorja që duhet të vërtetohet është se unë, Luan Latifi nuk i kam premtu mos shqiptim të gjobës për shkak të taksës. Nuk ka fakte për këtë.” – tha Latifi.

Aktgjykimi për këtë rast do të shpallet të martën.

Aktakuza e ngritur më 15 shtator 2021, ngarkon Luan Latifin se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”.

Ish drejtori i Administratës së KPM-së, Arben Bilalli, kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare, me ç’rast Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 140 ditë burgim efektiv dhe 12 mijë euro gjobë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X