TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon cikli i dëshmitarëve të Prokurorisë, në janar nis dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes

Në gjyqin për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale përfundoi ciklin e dëshmitarëve të saj, përpos njërit nga Maqedonia e Veriut, dëgjimi i të cilit është në varësi të kushteve të gjyqësorit maqedonas. Në janar të vitit të ardhshëm, do të nis dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes së të akuzuarve.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
0 0
A A

Për të fundit herë për këtë vit, u paraqitën në gjykatore.

Të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Blagoje Spasojeviq, Dushan Maksimoviq dhe Vladimir Toliq, dëgjuan pjesën më të madhe të dëshmitarëve të prokurorisë.

Për dëgjimin e dy të fundit, seancat pësuan zvarritje.

Përkundër përpjekjeve, serben Dragana Antonijeviq, organet e drejtësisë nuk arritën ta sjellin për të dëshmuar.

“Ne sipas agjendës kemi planifikuar që të dëgjohet dëshmitarja Dragana Antonijeviq, e cila nuk prezanton në seancën e sotme gjyqësore, për të cilën dy herë radhazi ftesën e ka pranuar babai i saj në adresën të cilën e ka poseduar Gjykata dhe thotë se e njëjta ndodhet në Serbi”, ka thënë Hoti.

Bazuar në këto tentativa të pasuksesshme, prokuroria propozoi që të lexohet deklarata e Antonijeviq, e dhënë më herët ne prokurori.

“Konsideroj se janë plotësuar kushtet për faktin se dëshmitarja fillimisht e ka dhënë deklaratën e saj në prokurori, kjo deklaratë është dokumentuar mbi bazën e procesverbaleve zyrtare të kësaj prokurorie. Gjithashtu janë plotësuar kushtet për të zbuluar këtë procesverbal palës mbrojtëse dhe palës së dëmtuar”, është shprehur Abazi.

Në anën tjetër, mbrojtja e Dushan Maksimoviq si të rëndësishme e vlerësoi dëshminë e Dragana Antonijeviq në gjykatore.

“Dragana ka qenë punonjëse në ranjska banja sikur dushan maksimoviq dhe prokuroria është dashur që ta marrë në pyetje në lidhje me dushan maksimoviq se kur ka qenë i punësuar, ku ka punuar dhe përkatësisht për pjesën ku shihet dushan maksimoviq para hotelit ranjska banja,  ku prokuroria e merr si provë derisa ai vetëm ka qenë në vendin e tij të punës”, ka thënë Filipoviq.

Megjithatë, trupi gjykues aprovoi propozimin e prokurorisë, që të merret si provë deklarata e kësaj dëshmitareje.

Edhe dëgjimi i dëshmitarit të fundit të Prokurorisë Speciale, nuk ishte i munduar të realizohet, por kjo për shkaqe teknike.

“Goran Tanevski, i cili jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, Gjykata disa herë me radhë ka bërë përpjekje për sigurimin e një video konferencë me Gjykatën e Shkupit, por të cilët janë përgjigjur se nuk posedojnë pajisje, por kanë lënë mundësinë e hapur që në të ardhmen të realizohet një lidhje e tillë”, u shpreh tutje Hoti.

Rrjedhimisht, ky dëshmitar u la pezull, derisa u aprovua dëgjimi i një dëshmitari nga radhët e mbrojtjes.

Dëgjimi i tij do të bëhet në seancën që do të mbahet në muajin janar të vitit të ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë

Detaje nga vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë

Subvencionet për bujqësinë, pako 77 milionë euro, 150 euro për një hektar të mbjellura

Subvencionet për bujqësinë, pako 77 milionë euro, 150 euro për një hektar të mbjellura

Shkeljet me të shpeshta që bëhen gjatë ditës së zgjedhjeve

Zgjedhjet parlamentare, partitë politike synojnë të garojnë të vetme

Takohen Abdixhiku e Osmani në përpjekjet për rikthimin e ish-presidentes në LDK

Punime në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina zhvendoset në kampin e FFK-së – Zbulohet orari i javës 32

Punime në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina zhvendoset në kampin e FFK-së – Zbulohet orari i javës 32

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e shquar e radios

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e shquar e radios

PSD do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, synon ulëse në Kuvend

PSD do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, synon ulëse në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën