TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përfundon aksioni “Pika 2”, në pranga 26 zyrtarë policorë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Deri tani mbi 20 policë të arrestuar në Vërmicë nga aksioni ‘Pika 2’

Përmes një komunikate për media, IPK-ja ka bërë të ditur se gjatë aksionit të sotëm janë arrestuar 26 zyrtarë policorë, përfshirë këtu dy rreshterë policorë, të dyshuar për marrje ryshfeti, shkruan teve1.info

“Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, ‘marrje e ryshfetit’. Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të ‘marrjes së ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar'”, bëhet e ditur në komunikatë.

Reklamë

Tutje, IPK-ja ka theksuar se është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar. /Teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale është duke realizuar sot operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë.

Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale.

Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”.

Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .

Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar .

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga e hëna, kthimi për në Podujevë bëhet sërish nga Xhamia e Llapit

Nga e hëna, kthimi për në Podujevë bëhet sërish nga Xhamia e Llapit

Mbi tri orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Mbi tri orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Mbi një mijë e njëqind raste të regjistruara me kancer në Onkologji

Mbi një mijë e njëqind raste të regjistruara me kancer në Onkologji

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Vetëm 14% e ndihmës që i nevojitet popullsisë së Gazës ka hyrë në Rrip gjatë dy javëve të fundit

Izraeli vazhdon politikën e urisë në Gaza – 11 të vdekur nga uria në 24 orë

Jordania dënon fuqishëm vendimin e Izraelit për të ngrirë llogaritë bankare të Patriarkanës Ortodokse Greke në Jerusalem

Jordania dënon fuqishëm vendimin e Izraelit për të ngrirë llogaritë bankare të Patriarkanës Ortodokse Greke në Jerusalem

Izraeli sulmon Spitalin al-Ahli në Gaza, shtatë persona të vrarë

Izraeli sulmon Spitalin al-Ahli në Gaza, shtatë persona të vrarë

Nga e hëna, kthimi për në Podujevë bëhet sërish nga Xhamia e Llapit

Nga e hëna, kthimi për në Podujevë bëhet sërish nga Xhamia e Llapit

Mbi tri orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Mbi tri orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Marina izraelite godet një termocentral në kryeqytetin e Jemenit

Marina izraelite godet një termocentral në kryeqytetin e Jemenit

Mbi një mijë e njëqind raste të regjistruara me kancer në Onkologji

Mbi një mijë e njëqind raste të regjistruara me kancer në Onkologji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X