TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfshirja e Serbisë dhe metodat e saj të ndërhyrjes në zgjedhjet e Kosovës

by tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Përfshirja e Serbisë dhe metodat e saj të ndërhyrjes në zgjedhjet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën e ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Sipas tij, aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht partinë Për Liri, Drejtësi e Mbijetesë (Za Slobodu i Pravdu Opstanak – SPO) të Nenad Rashiqit, ministrit të Qeverisë sonë për Komunitete dhe Kthim, dhe Demokracija Serbe (Srpska Demokratija) të Aleksandar Arsenijeviq, por po ashtu edhe votuesit e subjekteve të komuniteteve tjera, kryesisht romë e ashkalinj.

Kurti në konferencën për media tha se institucionet e Kosovës ka fakte për këto ndërhyrje.

“Përfaqësues të caktuar nga pothuajse të gjitha subjektet tjera politike serbe, janë tërhequr nga gara pas kërcënimeve që kanë marrë. Këto raste janë shënuar edhe në katër komunat veriore, e edhe në gjashtë komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë. Për shumicën e këtyre rasteve, institucionet tona kanë dëshmi, të cilat për hir të privatësisë dhe sigurisë së qytetarëve serb nuk është e dobishme të bëhen publike”, tha ai.

Ai ka përmendur se të përfshirë në ndryrjen e zhgjedhjeve në Kosovë kanë qenë edhe zyrtarë shtetërorë të Serbisë

“Në këtë skemë të ndërhyrjes kemi identifikuar shtatë instanca apo aktorë shtetërorë e joshtetërorë të Serbisë: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kryeterroristi Millan Radoiçiq, Drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, Agjencia e Inteligjencës së Serbisë BIA, Mediat serbe të kontrolluara nga pushteti në Beograd, Lista Serbe Struktura ilegale, përfshirë këtu Bankën Postare Kursimore, Qendrat Sociale, zyrat e pensioneve, MTS/Telekomi i Serbisë, si dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai poashtu ka përmendur edhe metodat e përdoruara nga Serbia.

“Janë përdorur të paktën 10 metoda: Joshja financiare, përmes përfitimit të mbështetjes financiare prej 20.000 dinarësh ose rreth 170 euro, në baza mujore për të gjithë personat e moshës madhore që janë të papunë. Kushtëzimi financiar, përmes rrezikimit të humbjes së beneficioneve financiare, aty bëjnë pjesë pagat, pensionet, shtesat për fëmijë, ndihmat sociale e të tjera. Përçarja e rivalëve të Listës Serbe. Shantazhi e presioni për të mos mbështetur në asnjë formë subjektet e tjera përveç Listës Serbe. Kërcënimi për t’u larguar edhe nga Këshillat e Vendvotimeve. Regjistrimi i të ashtuquajturve “votuesve të sigurtë”, përkatësisht përpilimi i listave të caktuara si “votues të sigurtë” nga pikëpamja e tyre. Transporti i organizuar i votuesve nga Serbia në Kosovë. Organizimi i votimit kolektiv në qendra votimi. Kontrollimi i votuesve gjatë ditës së zgjedhjeve në afërsi të qendrave të votimit, Shenjëzimi i fletëvotimeve”, tha Kurti tutje.

Ndërhyrja me këto së paku 10 metoda sipas Kurtit është realizuar në tri faza: para fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore, gjatë ditës së zgjedhjeve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Limaj: Nuk e di a betohen a s’betohen kryetarët, në veri kemi zgjedhje përsëri

Limaj: Pezullimi i dialogut strategjik nga ShBA, goditje për Kosovën

KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

Mbi 500 veteranë të UÇK-së nisën drejt Hagës në mbështetje të protestës për ish-eprorët

Mbi 500 veteranë të UÇK-së nisën drejt Hagës në mbështetje të protestës për ish-eprorët

Baraliu: ​LVV bëri shkelje ligjore me hapjen e fushatës elektorale

Baraliu: ​LVV bëri shkelje ligjore me hapjen e fushatës elektorale

Limaj: Nuk e di a betohen a s’betohen kryetarët, në veri kemi zgjedhje përsëri

Limaj: Pezullimi i dialogut strategjik nga ShBA, goditje për Kosovën

KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

Aktorja e “Bashkallajk”, Muradije Muriqi nderohet për kontributin në kulturë

Aktorja e “Bashkallajk”, Muradije Muriqi nderohet për kontributin në kulturë

Përforcim i madh i Trepçës, angazhon përfaqësuesin e Bosnjës që luajti në Eurobasket

Përforcim i madh i Trepçës, angazhon përfaqësuesin e Bosnjës që luajti në Eurobasket

Lëndohet Rudiger, mungon së paku tre muaj

Lëndohet Rudiger, mungon së paku tre muaj

Edi Rama i kërkon Çeferinit që Superkupa të luhet në Shqipëri

Edi Rama i kërkon Çeferinit që Superkupa të luhet në Shqipëri

Rusia synon ta testojë NATO-n me stërvitjet ushtarake Zapad

Rusia synon ta testojë NATO-n me stërvitjet ushtarake Zapad

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën