Një objekt në Klinë, ku ishin të vendosura automjete dhe pajisje bujqësore, është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në objekt ndodheshin traktorë, pajisje të tjera bujqësore, ushqim për kafshë, një kuzhinë verore, si dhe rreth 1,000 kilogramë miell.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt në të cilin ishin të vendosura automjete bujqësore (traktorë), disa pajisje të tjera bujqësore dhe ushqimi i kafshëve, komplet shtëpiza (kuzhinë verore), si dhe rreth 1,000 kg miell. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







