TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përfaqësuesi i fshatit: Një numër i serbëve të Lybeniqit vijnë lirshëm në Pejë shesin toka

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Përfaqësuesi i fshatit: Një numër i serbëve të Lybeniqit vijnë lirshëm në Pejë shesin toka

Më 1 prill të vitit 1999 në Lybeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona.

E përfaqësuesi i këtij fshati, Nezir Jahmurataj duke folur për akuzat ndaj gjenocidit serb në Kosovë, respektivisht në këtë fshat tha se edhe sot në qytetarë serb të cilët sipas tij, mund të kenë informacione se çka është  bërë me shqiptarët të ilët u vranë më 1 prill, hyjnë në Kosovë   pa i penguar askush.

Madje ai shtroi pyetjen se “a kemi të drejtë si qytetarë që njerëzit/qytetarët që vijnë nga Serbia në Kosovë me i trajtu pak, me i ndalë ngapak”.

“Vijnë lirshëm shembull një numër i serbëve të Lybeniqit vijnë në Pejë shesin toka,  por ata dijnë diqka nuk ka qytetarë serb i fshatit Lybeniq që nuk e din çka u bë me njerëzit tanë të vrarë me 1 prill”, tha përfaqësuesi i  këtij fshati në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Derisa analisti, Arton Demhasaj tha se po të kishte qenë shteti serb në pozitën që ka qenë Kosova, do t’i kishte arrestuar ata qytetarë për të marrë ndonjë informacion.

“Imagjinojeni këtë situatë ndryshe, me qenë dëshmitarë shqiptar që kanë qenë në krime të ndryshme të supozuara që i kan shkijet, që janë bërë në drejtim të tyre e me shku ti në Serbi, ata menjëherë kanë me të arrestu dhe me të bë pyetje që me mujt me nxjerrë informacione prej teje. E ne nuk e bëjmë këtë”, shtoi analisti Demhasaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në fshatin Lybeniq të Pejës, bëri homazhe pranë lapidarit të 79 të vrarëve të këtij fshati.

Kreu i qeverisë, nga atje kërkoi që sistemi i drejtësisë të adresojë me urgjencë rastet e kryera gjatë luftës.

“Shpresoj të deponohen sa më shumë dëshmi për krimet e kryera këtu në Kosovë. Ndërkaq sistemi të drejtësisë nga këtu i bëj thirrje edhe një herë për adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, sepse këto krime asnjëherë nuk janë vjetruar, por dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar. Në Policinë e Kosovës në të kaluarën krimet e luftës janë trajtuar në kuadër të hetimeve të krimeve të rënda”, u shpreh ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari Lila: Pozita jonë mbetet e pandryshuar për Listën Serbe, interesat e Kosovës janë mbi gjithçka

Kusari Lila: Pozita jonë mbetet e pandryshuar për Listën Serbe, interesat e Kosovës janë mbi gjithçka

Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të votave në Komunën e Rahovecit

Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të votave në Komunën e Rahovecit

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Rusia thotë se do të zbatojë kufizimet bërthamore për sa kohë që edhe SHBA-ja i zbaton ato

Rusia thotë se do të zbatojë kufizimet bërthamore për sa kohë që edhe SHBA-ja i zbaton ato

Gaza: Mbi 72,000 të vdekur dhe një baba që gërmon me duar për të gjetur eshtrat e familjes së tij

Gaza: Mbi 72,000 të vdekur dhe një baba që gërmon me duar për të gjetur eshtrat e familjes së tij

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Lirohen nga detyra u.d i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut dhe zëvendësi i tij

KEK pret rritje të prodhimit të rrymës edhe në muajin shkurt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën