Policia e Kosovës në Mitrovicë ka ndaluar një shofer i cili ka përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit.
Sipas njoftimit të policisë, i njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit.
Policia ka bërë të ditur se shoferit i është shqiptuar gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe masë mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre muaj.