TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Përparim Rama ka zyrtarizuar koalicionin me Partin Demokratike të Kosovës. Mirëpo nga Lidhja Demokratike janë distancuar nda marrëveshjes politike ndërmjet Ramës e PDK-së. Madje kjo temë pritet të diskutohet edhe brenda kryesisë së partisë.

by Doresa Geci
1 orë ago
0 0
A A

Mëngjesin e së martës, Lidhja Demokratike e Kosovës doli me një njoftim për media.

E përmes tij, LDK mohoi se ka një koalicion në kryeqytet me Partinë Demokratike të Kosovës.

Madje, u tha edhe se çdo marrëveshje nuk përfaqëson qëndrimin e partisë.

“LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani. LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse .Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Por vetëm një orë pas, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, zyrtarizoi koalicionin me PDK-në.

Kjo përmes emërimit të Besian Musmuratit si nënkryetare të kryeqytetit.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës. Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike. Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Rama.

E ky veprim i Ramës, u diskutua në mesditë edhe brenda kryesisë së partisë.

Nga LDK thanë se barra e përgjegjësisë së koalicionit, bie mbi Përparim Ramën.

“Gjithçka që kemi dashtë me thanë është thanë në deklaratën zyrtare të LDK-së, përndryshe Përparimi është kryetari i Prishtinës dhe i takon atij më dhanë edhe përgjegjësi edhe me marrë vendime në saje të kompetencave që i ka. Çështjet komunale janë të ndara, çështjet qendrore ne sot temë diskutimi do të kemi rrugën tonë dhe bashkimin e së djathtës  për nivelin qendrore dhe koalicioni dhe gjithçka tjetër e nuk jemi vetëm në Prishtinë por edhe në shumë komuna të tjera”, u shpreh Lushaku.

E ky bashkim i LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet, nuk e befasoi opozitën.

“Kjo mund të jetë edhe një përcarje ndërmjet LDK-së por mund të jetë edhe një fshehje e apo distancim nga koalicioni për faktin se tani jemi në prag të zgjedhjeve qendrore dhe një farë mënyrë frikohet që ky koalicion që ka ndodhur sot në Prishtinë  do ta dëmtojë tejë masë Lidhje Demokratike të Kosovës”, theksoj Krasniqi.

Tëvë 1 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga kryetari Përparim Rama si dhe Partia Demokratike e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Abdixhiku: LDK s’ka marrëveshje me PDK-në për Prishtinën

Abdixhiku: LDK s’ka marrëveshje me PDK-në për Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën