TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Për një vit grumbullohen 15 TB material digjital për krime lufte

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Për një vit grumbullohen 15 TB material digjital për krime lufte

Sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, është prezantuar puna njëvjeçare e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Por e gjitha kjo u bë prapa dyerve të mbyllura, ani pse mediet fillimisht u ftuan për këtë ngjarje në të cilën u tha se për një vit u grumbullua një sasi e madhe e materialit dhe se institutit e ka fituar besimin e qytetarëve.

Me plot 30 minuta vonesë, dolën para gazetarëve.

Pranë kryeministrit, Albin Kurti, ka zënë vend drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës së fundit në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Ky i fundit,  të martën do ta prezantoj punën njëvjeçare të këtij Instituti, në vitin e parë të krijimit.

Por, fjalën hyrëse e pati kryeministri, Albin Kurti.

“Të nderuar të pranishëm, derisa familjet ende kërkojnë eshtrat e të dashurve të tyre, Serbia refuzon të kërkoj falje, madje edhe të pranojë të kaluarën e saj gjenocidale. Teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e dhunës, pasardhësit politik të Millosheviqit dhe regjimit të tij, që udhëheqin sot e kësaj dite me Serbinë ringjallin ambiciet e saj hegjemoniste”.

Pas kësaj, Kurti dha disa statistika për punën njëvjeçare të Institutit.

“Gjatë këtij viti janë grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit fizik arkivor dhe rreth 15 terrabajtë material digjital, audio, video dhe foto që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky informacion i siguruar gjatë kësaj periudhe është mbledhura nga 67 burime të ndryshme. Pra organizata, institucione që i kanë dorëzuar dëshmitë që i kanë pasur”, ka deklaruar Kurti.

E pas Kurtit, fjalën e mori drejtori ekzekutiv i këtij Instituti, Atdhe Hetemi.

Ky tha se në vitin 2025, synohet funksionalizimi i plotë i këtij instituti.

Ndërsa foli edhe për vështirësitë me të cilat u përball Instituti për Krimet e Krimeve e Luftës.

“Veç vështirësive për të identifikuar materialet, pastaj faktit për plakjen apo vdekjen e dëshmitarëve dhe dëmtimit të materialeve të ndryshme, një sfidë e vështirë ishte edhe besimi i publikut…Për vitin 2025 prioriteti kryesor mbetet funksionalizimi i plotë i institutit. Intensifikimi i përpjekjeve për grumbullimin e materialeve edhe në shtetet e rajonit dhe implementimi i projektit të digjitalizimit”, tha ai.

E medieve të ftuara në këtë ngjarje, u thanë të dilnin jashtë menjëherë pas fjalës se Hetemit.

“Sipas protokollit, me sa e di, prezantimi duhet të vazhdojë pa praninë e medieve.

Ndryshe, Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është themeluar në nëntor të vitit 2023”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën