Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë arrestuar 24 persona për vepra të kundërligjshme.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa thuhet se janë evidentuar 72 aksidente në trafik.
Bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2006 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.
“Gjatë 24 orëve të kaluara, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore ka arrestuar 24 persona të dyshuar të përfshirë në vepra të ndryshme të kundërligjshme, janë evidentuar 72 aksidente në trafik, si dhe janë shqiptuar 2006 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./teve1.info./