Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kjo vlerë është pak më e ulët se viti paraprak, mirëpo është më e lartë se e vitit 2019 dhe 2020.
“Në periudhën janar – qershor 2021, vlera e remitencave ishte 554.4 milionë euro. Ndërsa për vitin 2020 të kësaj periudhe ishin 434.5 milionë euro, derisa për 2019-tën 405.4 milionë euro”.
Për të vazhduar trendi i dërgesave të mërgimtarëve, njohësit e ekonomisë thonë se duhet më shumë mundësi për investime nga ekzekutivi.
Sipas Mustafë Kadriajt, qytetarët nuk duhet të presin që të kemi rritje ekonomike vetëm gjatë periudhës sa janë mërgimtarët.
Këto mjete financiare kryesisht dërgohen nga qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit, ku kryesisht një numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani dhe në Zvicër, ku remititencat dërgohen edhe nga këto dy vende.
Raporti i gazetares Fetije Kamberi.