TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për 1 euro eksport, 7 euro import

Mbi 7 miliardë euro është vlera e importeve në Kosovë përgjatë vitit 2025. Ndërkaq, vendi ynë ka eksportuar vetëm më pak se 1 miliard euro. Ekonomistët vlerësojnë se institucionet duhet të punojnë më shumë që të zbogëlohet ky hendek.

by tëvë1
4 javë ago
1 0
A A

Autor: Arlind Beqiraj

Për rreth çdo një euro eksport, Kosova importon afërsisht 7 euro të tjera.

Ky është bilanci i deficitit tregtar gjatë vitit 2025, bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Vlera totale e deficitit tregtar, është afërsisht 6.1 miliardë euro.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 7 miliardë e 48.3 milionë euro, kurse ka eksportuar vetëm 942 milionë e 100 mijë euro.

Deficit tregtar, për kryetarin e shoqatës së prodhuesve, Kushtrim Ajvazi, është shqetësues.

“Janë numra shqetësues  normalisht sepse mjetet tona po dalin jashtë vendit edhe kerkesa jonë u kanë që na me mujtë me kriju politika më të favorshme prodhuese edhe parja e qytetarëve tonë të qarkullojë brenda  vendit”, thotë Kushtrim Ajvazi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve.

Ai thekson se synim duhet të jetë ulja e vlerës së deficitit.

“Tendenca jon është me mujtë me u rritë hala ma shumë, matematika është shumë e thjeshtë na jemi shoqëri konsumese 83 % buxheitt të qarkullimit e kemi konsum, konsumi është orientu në import kështu që na me mujtë me prodhu sa më shumë produkte zevëndësuese të imporitt edhe me rritë eksportin”, shprehet Ajvazi.

Që nga përfundimi i luftës, profesori i ekonomisë, Fidan Qerimi, thotë se Kosova do të duhej ta gjente një zgjidhje për këtë çështje.

“Që nga paslufta jemi një çerek shekulli dhe nuk po arrijmë të orientojmë ekonominë tonë që të plotësojmë të paktën kërkesat e tregut tonë e të synojmë të eksportojmë; kjo është një hendek jashtëzakonisht i madh në ekonomi”, thotë Fidan Qerimi, ekonomist.

Partneri kryesor i importit për Kosovën ishte Gjermania, ku u importuan mallra me vlerë 1 miliard euro, pasuar nga Turqia me 926 milionë euro.

Shteti i tretë prej të cilit Kosova importon mallra renditet Kina, me 920 milionë euro.

Ndërkaq, Kosova ka eksportuar më së shumti drejt Shqipërisë, me mbi 38 milionë euro, e pasuar nga Maqedonia e Veriut me rreth 29 milionë e 300 mijë, ndërsa në vendin e tretë renditet Turqia me afër 9 milionë e 800 mijë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu përkujton dëshmorët e 10 gushtit 1998

Haxhiu përkujton dëshmorët e 10 gushtit 1998

Policia e Kosovës vendoset te Ura Ibrit

Policia e Kosovës vendoset te Ura Ibrit

Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Doganës dakordohen për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Doganës dakordohen për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

Tahiri: Kuvendi s’guxon të bëhet muze, bllokada nga VV është abuzim

Kosova do të përballet me Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare

Kosova do të përballet me Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare

Mërgimtarët me apel për partitë politike: Të shmangen bllokadat dhe të formohen institucionet

Mërgimtarët me apel për partitë politike: Të shmangen bllokadat dhe të formohen institucionet

Misioni i KFOR-it në Kosovë konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit

Misioni i KFOR-it në Kosovë konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën