Ish-anësori i Chelseat dhe Real Madridit, Eden Hazard, ka njoftuar se ka vendosur të pensionohet nga futbolli, pasi u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të shkuar.
32-vjeçari belg iu bashkua “Los Blancos” nga Chelsea më 2019 për mbi 100 milionë euro. Megjithatë ka pasur vetëm 54 paraqitje në ligë për gjigantët spanjollë, përfshirë gjashtë në sezonin 2022-23.
Te Chelsea ka fituar dy tituj të Premier Leagues. Ka realizuar 110 gola në 352 paraqitje.
Belgu ishte pensionuar nga përfaqësuesja në dhjetorin e shkuar.