TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tronditen dokumentuesit -ekspozita që “masakroi” masakrat

E pazakontë ishte ekspozita e fundit në sheshin kryesor të Prishtinës, përmes së cilës nuk u prezantuan saktë të dhënat për masakrat gjatë luftës në Kosovë. Ky fakt, preku ata që për tri dekada, grumbulluan pafund fakte rreth këtyre masakrave.

by Adea Mustafaj
4 muaj ago
1 0
A A

Për tri dekada punoi për t’i dokumentuar krimet serbe në Kosovë.

E të dhënat për të gjitha masakrat, i ka të shkruara saktë Ahmet Grajçevci.

Por këto shifra që i posedon Këshilli i Familjarëve të të Zhdukurve, nuk u përputhen me ekspozitën “Masakrat e Kosovës 1998-1999”.

Andaj kjo, e shqetësoi kryetarin e këtij këshilli.

“Kjo te familjarët ka qenë bombë. Ka qenë, do të thotë, knockdoën. Unë që 24 orë jam nën presion të familjarëve. Do të thotë, pse? Pse me u shkruar ashtu kur në një vend ku ti nuk e ke prekur me dorë dhe nuk e ke shkelur me këmbë dhe s’e ke parë me sy, mos shkruaj. Ky thotë se unë i kam marrë të dhënat nga Natasha Kandiqi. Ajo është çështje e tina, s’ka pasë nevojë të marrë nga Natasha Kandiqi kur ne kemi materiale e materiale të mjaftueshme për çdo viktimë, çdo njeri çdokund, çdo njeri që ka edhe shtëpia krematorium se kush është djegur në ato shtëpia”, thotë Ahmet Graiçevci, kryetar i këshillit.

Ajo qe tronditi më shumë Grajçevcin, ishte mbishkrimi për masakrën në Burgun e Dubravës.

Në këtë këshill, nuk ka të dhëna së të burgosurit shqiptarë, ishin të armatosur.

“Ku pa njerëzit luftojnë në burgun e Dubravës, paskan qenë 30 veta me armë e paskan luftuar? Qysh janë torturuar ata, qysh janë munduar ata, qysh kanë jetuar ata në atë burg, ajo mizerie. Ai ka pasë dëshmitarë okularë të burgosur që mund të tregojnë. Unë i pari njeri që kam hyrë me kamerë në burgun e Dubravës jam unë dhe Maria Fugla Vivarshinski, dhe nëpër shakta i kemi gjetur njerëzit. Kemi gjetur varrezën masive të të burgosurve në fshatin Rakosh, me radhë, me radhë masive, do të thotë 16-17 prill ka qenë”, thotë ai.

E ajo që u shkrua në ekspozitën e fundit në sheshin kryesor të Prishtinës, e tronditi edhe ish të mbijetuarin e masakrës së Burgut të Dubravës, Behxhet Neziri.
“Unë e di që veç në Burgun e Dubravës se unë kom qenë aty bash Ukshin Hotin kur e kanë hek prej aty, edhe këtë deputetin e Ferizajt aty ku jamë kanë kur janë liru këta. Aty diku 180 të burgosur janë masakruar, aty 50 e dika i kam me emër e mbiemër. Të burgosun të armatosur vetë nuk kanë qenë. Kanë qenë disa serbë që kanë qenë aty, për shembull që kanë pasur armë, serbë prej rojeve të burgut aty. Serbë, shqiptarë të armatosur nuk ka pasur”, tregon ai.

Të shqetësuar me publikimin e shifrave të pasaktë në ekspozitën e masakrave në Kosovë, u shprehen edhe qytetarët.

“Ky ekspozim i pasaktë është dashur të mos dalë hiç në shesh për arsye se të dhënat e pasakta e kanë dëshmuar, pasi që ka intervenuar edhe kryetari Përparim Rama në momentin shumë të duhur dhe ajo është një histori në vete, sepse të gjitha ato të dhëna që kanë qenë të paraqitura kanë qenë në mënyrë të gabuar”, thotë Bashkim Ismajli.

“E kam parë si skandal shumë të madh, domethënë, unë kur e pashë ashtu, nuk e di qysh e lejojnë, qysh mundet me qenë ashtu, domethënë ato me ndodhë. Ai është send që shihet, domethënë me i bë ato… keq, a din domethënë”, shprehet Xhevat Sinani-qytetar..

Ndryshe, të dielën Organizatat Integra dhe Admovere kanë kërkuar falje publike pas reagimeve për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila u prezantua së fundmi në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

Një shtetase e huaj diagnostikohet me malarie në QKUK

Kurti viziton panairin “Gratë në Biznes”, vlerëson rolin e grave në zhvillimin ekonomik

Kurti viziton panairin “Gratë në Biznes”, vlerëson rolin e grave në zhvillimin ekonomik

Bora angazhon fundor amerikan

Bora angazhon fundor amerikan

Spalletti mbetet trajner i Juventusit deri më 2028

Spalletti flet për Edon Zhegrovën

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Ekipet angleze pas Ibrahimoviqit kosovar

Ibrahimoviqi kosovar do trofe me Bayernin

KB Peja angazhon edhe një amerikan

KB Peja angazhon edhe një amerikan

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën