TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peja e nis me fitore edicionin e ri, deklason Vëllaznimin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Peja e nis me fitore edicionin e ri, deklason Vëllaznimin

Skuadra e Pejës e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e parë të edicionit të ri, Peja ka triumfuar ndaj skuadrës së Vëllaznimit. Kjo ndeshje u zhvillua të premten në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe përfundoi shifrat 82:62 në të mirë të ekipit vendas.

Kjo ishte ndeshja hapëse e këtij edicioni, ndërsa duelet tjera do të zhvillohen gjatë vikendit.

Vëllaznimi e nisi mirë ndeshjen dhe u mbajt përball Pejës në dy çerekët e parë. Periudhën e parë, Vëllaznimi e fitoi me pesë pikë epërsi – 22:17. Çereku i dytë i takoi Pejës, e cila shkoi në pushim me vetëm një pikë avantazh – 40:39.

Shkëputjen në rezultat, Peja e bëri në dhjetëminutëshin e tretë, të cilin e mbylli me shifrat 29:16 për t’u futur në çerekun e fundit me 15 pikë epërsi. Epërsia e lartë, bëri që Peja mos të ketë telashe të startojë me fitore dhe atë bindëse.

Pesë basketbollistë të Pejë, e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Më efikasi ishte Terwell Beck me 20 pikë, ndërsa Lis Shoshi pati 10 pikë, 8 kërcime e 4 asistime.

Jalen Ray me 19 pikë dhe Jordan Dallas me 15 sosh, ishin më të dalluarit te Vëllaznimi.

Në kuadër të xhiros së parë, do të zhvillohen edhe tri ndeshje tjera. Të shtunën, përballen Istogu – Trepça (17:00) dhe Sigal Prishtina – Prizreni (19:00). Ndërsa, të dielën do të luhet ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit në Suharekë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani rikthehet te Napoli për me Monzan

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Kurti kritikon LDK-në: Të tregojë për kë janë 15 nënshkrimet dhe të caktojë kandidatin për president

​Kurti përuron Njësinë Koronare, premton kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor

Tiranë:Lirohen 12 protestues , gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Tiranë:Lirohen 12 protestues , gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Shiroka-Pula pret ministrin malazez Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi

Shiroka-Pula pret ministrin malazez Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin

Kurti për vrasjen e Arlindës: Do të ketë masa, MPB-ja dhe MD-ja kanë 54 orë afat për raportin

24h+ nga vrasja e Arlindës: Përgjegjësit heshtin – Ku ndodhet djali i saj? | MESDITË

24h+ nga vrasja e Arlindës: Përgjegjësit heshtin – Ku ndodhet djali i saj? | MESDITË

Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt

Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën