Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar fermën e pulave të familjes Jahiri në Slivovë të Ferizajt, përfituese e grantit në vlerë prej 100 mijë Eurove, përmes Programit për Zhvillim Rural 2022.
“Mirëmëngjesi nga fshati Slivovë i Komunës së Ferizajt! Dita e mirë shihet te Ferma e Pulave Doris Sh.p.k, përfituese e grantit në vlerë prej 100.000,00€, investim i MPBZHR-së përmes Programit për Zhvillim Rural 2022”, ka shkruar ai ne facebook.
Peci ka thëne se si ministri mbeten të përkushtuar drejt mbështetjes së prodhimit dhe zhvillimit me standardet më të larta të cilësisë.
“Që nga viti 2019, familja Jahiri me vetëfinancim dhe kontribut nga mjetet financiare të familjes ka themeluar fermën “Doris” duke startuar fillimisht me 5000 pula vojse”, ka shkruar ai.