TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peci: Kurti në takim me Limajn ka pasur qasje gjeneroze

by teve1
6 muaj ago
2
A A
Peci: Kurti në takim me Limajn ka pasur qasje gjeneroze

Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti në takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate ka pasur “qasje gjeneroze” në ofrimin e mundësisë për bashkëqeverisje.

Sipas tij, fryma e takimit ka qenë pozitive dhe korrekte, për çka u shpreh optimist se ditëve në vijim mund të ketë dakordim.

“Mendoj që optimizmi si natyrë duhet të na shoqërojë gjithsecilin prej nesh dhe asnjëherë nuk duhet me u ndalë së kërkuari ofrimin edhe gjetjen e një zgjidhje. Por sidoqoftë ne gjithë e dimë që për të arritur një rezultat duhet çdo herë që të dakordohen dy palët. Ajo që dihet është që kryeministri në pjesën e bashkëbisedimit me zotëri Limajn ka pasur një qasje bukur gjeneroze në ofrimin e mundësisë për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate, për shkak se bashkëngjitja e Nismës ne mendojmë që do t’i ofrojë Kosovës edhe konstituimin e kuvendit edhe themelimin e qeverisë. Kështu që në funksion të kësaj, për modalitete të tjera më konkrete i takon kryeministrit Kurti dhe zotëri Limajt të cilët kanë qenë akterët kyç dhe që kanë marrë pjesë në procesin e negociatave ose bisedimeve”, ka thënë ai para mediave pas dështimit të pesëdhjetë të konstituimit të Kuvendit.

Në konferencë për media pas dështimit të konstituimit të legjislaturës së nëntë, Peci tha se takimi i Kurtit me Limajn ka qenë në frymë pozitive dhe korrekte.

“Fryma e takimit ka qenë në frymë pozitive edhe korrekte, në funksion të kësaj mbesim me shpresë që mund të ketë një dakordim ose reflektim deri në ditët në vijim. Në rast të pamundësisë unë mendoj se shoqëria kosovare gjithë ata që tregohet më gjeneroz, të gjithë ata që tregojnë vullnetin më të madh për të dhënë kontributin pavarësisht peshës politike që e kanë, zakonisht i shpërblen me mirënjohje dhe votë. Në funksion të kësaj unë vlerësoj se sa më të vogla janë partitë politike që shprehin gatishmëri për të dhënë kontributin dhe pjesëmarrjen në institucione, zakonisht është reflektimi dhe shpërblimi qytetar që ka ardhur përmes votës”, është shprehur Peci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Latifi: Abdixhikun e shpëton vetëm pushteti, Shkodra: As pushteti nuk e rehaton partinë

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

“InfoNata” 14.01.2026

“InfoNata” 14.01.2026

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën