Faton Peci, njëri nga bashkë drejtuesit e partisë Guxo e cila është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, beson se ky koalicion do ta qojë mandatin deri fund.
Ai thotë se nuk ka indikacione që kjo Qeveri të mos e përfundojë mandatin.
“Nuk shohë indikacione se serioze që kjo Qeveri mos të shkojë deri në fund të mandatin dhe kjo është gjë e mirë”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.
Peci ka folur edhe për punë brenda partisë Guxo në konsolidimin e degëve në komuna. Ai tha se janë në përgatitje të mbajtjes së Kuvendit të parë në komunën e Istogut.
Sipas tij, edhe pse shumica e anëtarëve të kësaj partie dikur kanë qenë në LDK, ata nuk kanë traget vetëm votuesin e LDK-së por gjithë qytetarët. /Teve1.info/