TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​PDK shpreh shqetësimin për paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
​PDK shpreh shqetësimin për paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas paralajmërimeve se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Zëdhënësi i kësaj partie, Blerand Stavileci ka thënë se qytetarët nuk mund të përballojnë edhe një barrë të re financiare. Ai në konferencë për media tha se presin që ditën e nesërme të ketë zgjedhje demokratike dhe transparente.

Para mediave, Stavileci se Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme të kostos së jetesës.

“Nuk mund të mos shprehim shqetësimin tonë për paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në këtë periudhë të krizës ekonomike. Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme të kostos së jetesës në pesë vitet e fundit dhe qytetarët nuk mund të përballojnë edhe një barrë të re financiare. Mjaft më me barra të paarsyeshme dhe të pandershme në kurriz të qytetarëve. PDK ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve, duke mbrojtur interesin e tyre dhe duke kundërshtuar vendimet që rëndojnë jetesën e familjeve kosovare si dhe duke punuar çdo ditë që ta përmirësojë standardin e tyre”, u shpreh ai.

Gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore, Stavileci shtoi se kanë takuar me mijëra qytetarë dhe se mesazhi i tyre ishte për “rikthim të besimit në një qeverisje të përgjegjshme dhe të ndershme”.

“PDK ka hyrë në këto zgjedhje me një vizion konkret dhe një plan të sigurt. Me lidershipin e kryetarit Memli Krasniqi, i cili ka udhëhequr me shembull gjatë gjithë fushatës. Me Bedri Hamzën, një lider i dëshmuar, një njeri i besës dhe i veprës që di të menaxhojë sfidat dhe ta çojë Kosovën përpara. Pritshmëritë janë të mëdha sepse qytetarët e kanë kuptuar se kjo nuk është vetëm një betejë elektorale, kjo është një zgjedhje për të ardhmen e Kosovës, për një qeveri të përgjegjshme, të ndershme dhe profesionale. Një qeveri që nuk dështon në detyrën e saj por punon çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve”, tha ai.

Në zgjedhjet e nesërme, Stavileci shtoi se përcaktohet e ardhmja e Kosovës.

“Nesër presim zgjedhje demokratike dhe transparente. Një ditë e rëndësishme ku Kosova do të tregojë pjekuri demokratike dhe do të votojë për një të ardhme më të mirë. Ne jemi të bindur se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur dhe pas 9 shkurtit, Bedri Hamza do ta marrë drejtimin e qeverisë. Bedri Hamza do ta rikthejë ritmin e zhvillimit, do të sjellë stabilitet dhe do të fillojë ndërtimin e një të ardhmja më të sigurt për të gjithë”, përfundoi ai.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 16:30.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Analistët thonë se Osmani pati ndikim në rezultatin e Kuvendit, presin që ajo të jetë nënkryetare e LDK-së

Analistët thonë se Osmani pati ndikim në rezultatin e Kuvendit, presin që ajo të jetë nënkryetare e LDK-së

Abdixhiku flet për ndikimet ndaj delegatëve, përmend Përparim Ramën

Abdixhiku flet për ndikimet ndaj delegatëve, përmend Përparim Ramën

Abdixhiku thotë se nga sonte heq pezullimin për bisedime me LVV-në

Abdixhiku thotë se nga sonte heq pezullimin për bisedime me LVV-në

Zemaj: S’ka kushte për zgjedhjet në veri, Qeveria ka rënë në grackë

Zemaj: Ky është fati politik i LDK-së, kemi menduar që ndryshimi sjell suksese

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

Nuk mjafton ndeshja e parë, Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Nuk mjafton ndeshja e parë, Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Zemaj: S’ka kushte për zgjedhjet në veri, Qeveria ka rënë në grackë

Zemaj: Ky është fati politik i LDK-së, kemi menduar që ndryshimi sjell suksese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën