TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit britanik për aktgjykimin në Hagë

by Tëvë1
32 minuta ago
1
A A
PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas PDK-së, deklarimi se aktgjykimi ka të bëjë me “krime individuale” paraqet, sipas saj, një reduktim të një vendimi që partia e konsideron me pasoja më të gjera historike dhe politike për Kosovën.

“Deklarata e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, se aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës ka të bëjë me ‘krime individuale’, është një reduktim i papranueshëm diplomatik i një vendimi me pasoja të gjera historike e politike për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia thotë se në arsyetimin e Dhomave të Specializuara, UÇK-ja trajtohet në kuadër të konceptit të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur përgjegjës, sipas aktgjykimit, për kontributin e tyre në qëllimin e përbashkët kriminal të pretenduar nga Prokuroria.

PDK-ja thekson gjithashtu rolin që këta ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë pasur gjatë luftës së vitit 1999 dhe marrëdhëniet e tyre me NATO-n gjatë fushatës ajrore kundër caqeve serbe.

Sipas kësaj partie, cilësimi i rastit si “krime individuale” nuk pasqyron atë që PDK-ja e konsideron si peshën dhe ndikimin më të gjerë të aktgjykimit.

“Asnjë gjuhë diplomatike nuk mund ta ndryshojë përmbajtjen e papranueshme të këtij aktgjykimi dhe as pasojat e tij në mënyrën se si interpretohet lufta e UÇK-së dhe historia e Kosovës”, thuhet në reagim.

PDK-ja ka shprehur gjithashtu kritika ndaj mënyrës së funksionimit të Dhomave të Specializuara, duke pretenduar se drejtësia ndërkombëtare në këtë rast po perceptohet në Kosovë si një instrument politik.

Në reagim përmendet edhe Bar Human Rights Committee of England and Wales, për të cilin PDK-ja thotë se ka ngritur shqetësime lidhur me standardet e procesit dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara.

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë të kundërshtojë çdo interpretim që, sipas saj, shtrembëron historinë e luftës në Kosovë.

“Nuk lejojmë që historia e Kosovës të rishkruhet. Të ardhmen e Kosovës e përcaktojnë vetë qytetarët e saj”, përfundon reagimi i PDK-së.

Tags: HagapdkreagimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis nata e 14-të e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Nis nata e 14-të e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, juristët: Kuvendi ka kompetencë, por ka pengesa

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, juristët: Kuvendi ka kompetencë, por ka pengesa

“Duhanpirja, diabeti, hipertensioni, yndyrat e larta” – Faktorët për sëmundjet e zemrës

“Duhanpirja, diabeti, hipertensioni, yndyrat e larta” – Faktorët për sëmundjet e zemrës

Kush po i hakon llogaritë e kosovarëve në Whatsapp?

Kush po i hakon llogaritë e kosovarëve në Whatsapp?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën