Kuvendi i Kosovës ka votuar sot formimin dhe përbërjen e 16 komisioneve parlamentare.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur propozimet e saj për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve. Nga këto komisione, PDK-ja do të ketë drejtimin e tri prej tyre.
Propozimet në seancën e sotme janë prezantuar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri.
Sipas propozimeve të PDK-së, kryetarë të komisioneve do të jenë Enver Hoxhaj në Komisionin për Arsim, Arben Mustafa në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, si dhe Uran Ismaili në Komisionin për Shëndetësi.
Ndërkaq, PDK-ja ka propozuar edhe disa zëvendëskryetarë të parë, përfshirë Mërgim Lushtakun në Komisionin për Buxhet, Elmi Reçicën në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Artan Behramin në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Rrustem Mustafën në Komisionin për Mirëqenie Sociale.
PDK ka bërë propozime edhe për anëtarësim në të gjitha 16 komisionet parlamentare, me emra të deputetëve të saj.
Përbërja e komisioneve parlamentare u votua sot në Kuvend, duke i hapur rrugë funksionalizimit të tyre.
Propozimet e plota të PDK-së:
1. Komisioni për Buxhet, zëvendëskryetar i parë Mërgim Lushaku, anëtar Ariana Musliu-Shoshi.
2. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Eman Rrahmani anëtar.
3. Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu, anëtarë.
4. Komisioni për Integrim Evropiane, Vlora Çitaku dhe Arian Tahiri, anëtarë.
5. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Elmi Reçica, zëvendëskryetar i parë, Ariana Musliu-Shoshi, anëtare.
6. Komisioni për Arsim, Enver Hoxhaj, kryetar. Sala Jashari, anëtare.
7. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, Arben Mustafa, kryetar, Mërgim Lushtaku, anëtar.
8. Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Eliza Hoxha dhe Fadil Demaku, anëtarë.
9. Komisioni për Shëndetësi, Uran Ismaili, kryetar, Blerta Deliu, anëtare.
10. Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Fadil Demaku dhe Ganimete Musliu, anëtarë.
11. Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rrahman Rama dhe Ganimete Musliu, anëtarë.
12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Artan Behrami, zëvendëskryetar i parë, Sala Jashari, anëtare.
13. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Altin Krasniqi dhe Eman Rrahmani, anëtarë.
14. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Besa Kabashi-Rama dhe Rrahman Rama, anëtarë.
15. Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, Eliza Hoxha dhe Artan Behrami, anëtarë.
16. Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Personat e Pagjetur, Rrustem Mustafa, zëvendëskryetar i parë, Jakup Nura, anëtar.







