TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK e AAK thonë se projektligji për Fondin Sovran është kundërkushtetues

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjten në rend dite do ta ketë edhe votimin në leximin e dytë të projektligjit për Fondin Sovran.

Kjo është bërë e ditur të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Por, ky projektligj nuk do ta ketë votën e dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, zyrtarë të cilave janë deklaruar pas mbledhjes.

Shefi i Grupit Paralamnetar të PDK, Abelard Tahiri, tha se një strukturë  ekonomike në bazë të ligjeve aktuale nuk mund të vendoset.

Ai u shpreh i bindur se ky ligj do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë sipas rendit tonë Kushtetues. Jemi të bindur se kjo strukturë mund të ndërtohet vetëm me ndryshime Kushtetuese dhe jemi të bindur se Gjykata Kushtetuese do ta  rrëzojë”, tha Tahiri përcjell teve1.info

Kundër këtij projektligjit të Fondit Sovran është shprehur edhe AAK-ja.

Besnik Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie tha kjo çështje do të adresohet edhe në instancat më të larta kushtetuese.

“Fondi Sovran është një ligj i cili e dëmton në esencë funksionimin e çfarëdo logjike ekonomike në këtë vend. AAK do ta kundërshton, është ligj kundërkushtetues i cili do ta adresohet në instancat më të larta kushtetuese”, tha ai.

Kundërshtime për projektligjin e Fondit Sovran ka dhënë edhe LDK-ja.

Në seancën e së enjten do diskutohet edhe për të gjeturat e raportit të Komisionin Evropian, pikë kjo që nuk arriti të diskutohet në seancën e fundit.

Fondi Sovran është shuma e mjeteve monetare që krijon Qeveria për qëllime të investimeve. Këto mjete monetare zakonisht mblidhen nga surpluset e rezervave, nga shitja e resurseve natyrore, nga privatizimet etj. Diçka e tillë ekziston në Norvegji, në Singapor, në Kuvajt etj.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Fondin Sovran më 7 qershor të këtij viti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK finalizon sot listën e kandidatëve për deputetë, a do të bëhet pjesë e saj edhe Limaj?

PDK finalizon sot listën e kandidatëve për deputetë, a do të bëhet pjesë e saj edhe Limaj?

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të diskutohen zhvillimet aktuale

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

Kurti kërkon vullnetarë për zgjedhje: Ejani e bëhuni pjesë e fushatës

Kurti kërkon vullnetarë për zgjedhje: Ejani e bëhuni pjesë e fushatës

Pas mbrojtjes, dëshmitarja Fraser po merret në pyetje nga Prokuroria

Pas mbrojtjes, dëshmitarja Fraser po merret në pyetje nga Prokuroria

Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane

Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim mase

Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim mase

Pas mbrojtjes, dëshmitarja Fraser po merret në pyetje nga Prokuroria

Pas mbrojtjes, dëshmitarja Fraser po merret në pyetje nga Prokuroria

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Macron insiston se operacionet në Ngushticën e Hormuzit janë vetëm mbrojtëse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën