TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK e AAK kërkojnë pagë minimale 370 € dhe përfshirjen e veteranëve në ligj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK e AAK kërkojnë pagë minimale 370 € dhe përfshirjen e veteranëve në ligj

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dhënë propozimet e tyre për pagën minimale.

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, teksa u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, PDK ka kërkuar që në pagën minimale të përfshihen veteranët, ndërsa AAK, përpos kësaj, ka kërkuar që paga minimale të jetë 370 euro.

Në emër të PDK-së, amendamentin e lexoi deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Ai kërkoi që neni që i largon veteranët nga paga minimale të hiqet.

“Përjashtimi i veteranëve të luftës, është i papranueshëm dhe diskriminues dhe pensioni i tyre është i përcaktuar në ligjin bazik. Unë nuk e di sesi ka ardhur deri te drafti i parë dhe ne kërkojmë që të largohet ky diskriminim. Ky ligj ka kaluar në lexim pa pëlqimin e këshillit ekonomiko-social”.

Mirëpo, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, neni për përjashtimin e veteranëve nuk duhet të hiqet.

“Amendamenti që ju po kërkon fshirjen ka të bëjë me përcaktimin e një pensioni të dedikuar për veteranë. I jep mundësi që Qeveria të përcaktojë pension të veçantë. Nuk mendoj se është e nevojshme të hiqet ky nen”, tha Murati.

Pas këtij deklarimi, ministrit Murati i reagoi Shala teksa tha se është “një ministër të cilit ia njohim qëndrimet ndaj kësaj kategorie. Ne nuk presim asgjë nga një ministër të cilit ia njohim qëndrimet ndaj kësaj kategorie. Një ministër që pretendonte se vendi mund të çlirohej me mercenarë. Si të ju besojmë kur që për 13 muaj ky ligj qëndron në sirtarë”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, prezantoi amendamentin e Grupit Parlamentar të AAK-së. Sipas tyre, paga minimale duhet të jetë 370 euro.

“Kaluan 13 muaj që ky ligj qëndroi në sirtarët e kuvendit. Procedimi që ka qenë më parë, paga minimale ka qenë e ulët dhe qesharake. Ne si GP kemi propozuar një amendament. Në emër të GP të AAK-së, Qeveria e Kosovës çdo vit ta prezantojë pagën minimale në mbledhjen e këshillit ekonomiko-social, dhe të prezantohet paga 370 euro neto për këtë vit”, tha Lekaj./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pandeli Majko pas vendimit në Hagë për drejtuesit e UÇK-së: Ku gabuam?

Pandeli Majko pas vendimit në Hagë për drejtuesit e UÇK-së: Ku gabuam?

Identifikohen dhe arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq

Identifikohen dhe arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq

Polici në Prizren lëndohet derisa ndërhynë në një përleshje, arrestohen katër persona

Polici në Prizren lëndohet derisa ndërhynë në një përleshje, arrestohen katër persona

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Nisin procedura kundër partisë së Vuçiqit: Mjaftë bëri lojë të dyfishtë

Bashkim Bajoku vazhdon shkëlqimin në Kampionatin Evropian

Bashkim Bajoku vazhdon shkëlqimin në Kampionatin Evropian

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin: Publikojeni të plotë, pa redaktime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën