TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK drejt zgjedhjes së kryetarit të ri – debat për datën e Konventës

Menjëherë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga i pari i PDK-së, kryesia e kësaj partie ka thirrur Konventën për të hënën për ta zgjedhur kryetarin e ri. Anëtari i saj, Enver Hoxhaj kërkoi shtyrjen e saj, derisa sekretarja Vlora Çitaku tha se Konventa duhet të mbahet brenda 5 ditësh.

by Venhar Isufi
4 muaj ago
1 0
A A

Dorëheqja e Memli Krasniqi i la pa një udhëheqës.

E për ta zgjedhur atë, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës kanë thirrur Konventë për të hënën.

Por dikush brenda partisë po vlerëson se kjo Konventë duhet që të shtyhet për së paku edhe 1 javë.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se një parti serioze, siç ka thënë ai, nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër.

“Kërkoj nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e Konventës për të paktën deri të dielën e ardhshshme, sepse kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin. Kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme”, thuhet nga PDK-ja.

E në anën tjetër, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku bëri të ditur se sipas nenit 35 të Statutit të partisë, Konventa e jashtëzakonshme duhet të mbahet brenda 5 ditësh.

Për tëvë1, ajo theksoi se çdo anëtar që plotëson kriteret, është i mirëpritur të kandidojë për postin e kryetarit.

“Ne e inkurajojmë dhe e mirëpresim garën e brendshme. Çdo anëtar apo anëtare që i plotëson kriteret e përcaktuara me Statut është i mirëseardhur të kandidojë. Gara do ta bënte Konventën edhe më madhështore”, tha Çitaku.

Pjesëmarrjen në mbledhjen e së hënës së kësaj partie e konfirmoi deputeti i saj, Nait Hasani.

Krejt këtë situatë në PDK, analisti politik Avni Arifi po e sheh si proces të vështirë.

“Kur je në një propozim të tillë do duhej në rrethana normale, mirëpo në rrethana ku brenda një muaji mund të kemi zgjedhje, nuk e di e a i ndihmon Partisë Demorkatike të Kosovës një vendim i tillë. Me hy në zgjedhje pa një kryetar është bukur proces i vështirë”.

Deri tani, kandidaturën e ka bërë publike Bedri Hamza.

Memli Krasniqi, ditë më parë dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, post të cilin e mori në vitin 2021.

Largimin e tij, ai e ka cilësuar si rrugë më të duhur për PDK-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën