TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

nga Tëvë1
28 Maj, 2025
1
A A
Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Shkruan: Korab Blakaj

Larg neutralitetit,për rajonin e  Ballkanit, me plot të drejtë, vlen konstatimi: fushëbetejë e pa deklaruar ekonomike!

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, një numër i vogël individësh (të ashtuquajturit “oligarkë”) morën kontroll mbi burimet më të rëndësishme ekonomike të vendit: nafta, gazi, metalet, bankat. Me ardhjen edhe të Vladimir Putinit në pushtet, marrëdhëniet mes Kremlinit dhe këtyre oligarkëve u rikonfiguruan në një model të thjeshtë;“pasuria e tyre lejohet dhe mbrohet vetëm nëse i shërben shtetit rus“Kush refuzon, përballet me burg ose shkatërrim financiar.

Të detyruar nga strategjia përfide oligarkët rusë nuk janë thjesht individë të pasur. Ata janë shëndërruar në instrumentë strategjikë të Kremlinit, të pozicionuar në një “ushtri të padukshme” që zgjerohet përmes bankave, investimeve, kishave dhe mediave.

Në këtë kuptim, ata janë instrumentë të luftës hibride ruse, asete strategjike kombëtare  dhe „armë e çmuar „e dominimit gjeopolitik!

Emërues të përbashkët të veprimeve të „kësaj arme“ janë:

-investimet strategjike në energji, banka, pasuri të paluajtshme, sport dhe turizëm

-financimi i partive politike, mediave, OJQ-ve dhe kishave të lidhura me ideologjinë pansllaviste

-përdorim të kompanive offshore për pastrim parash dhe për fshehje të aktiviteteve subversive

-lidhje me shërbimet inteligjente ruse (FSB, GRU)!

Në Ballkan, ata ushqejnë konfliktet, pengojnë integrimin euro-atlantik dhe tentojnë të krijojnë një realitet të ri të ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Bazuar në një raport të Reuters, me fillimin e luftës në Ukrainë, në Serbi janë regjistruar mbi 30 mijë qytetarë rus me qendrim të përkohëshëm!

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, deri në fillim të vitit 2023, më shumë se 200,000 rusë kishin udhëtuar në Serbi që nga shkurti 2022.  

Dhe raportet e fundit sugjerojnë se numri aktual i rusëve që jetojnë në Serbi mund të jetë rreth 400,000, duke e bërë këtë një nga valët më të mëdha të „emigracionit“ që ka parë Serbia në dekada.  

Në bazë të  nenit 19 të Ligjit për Shtetësinë, që lejon dhënien e shtetësisë për “interes të veçantë për Republikën e Serbisë , tashmë katër miliarderë kanë marrë nënshtetësinë serbe: Oleg Boyko, Sergey Lomakin, Evgeny Strzhalkovsky dhe Yuri Kushnerov!

Deri në fund të vitit 2023, janë regjistruar 9,000 kompani dhe sipërmarrës individualë nga Rusia në Serbi, ndërkohë që në vitin 2024 raportohen edhe 2128 kompani të tjera ruse të regjistruara!

Sipas revistes prestigjioze Forbes, me aktivitet ekonomik të drejtëpërdrejtë në Serbi janë të përfshirë 47 miliarderë rus!

Figurat ruse me ndikim të dokumentuar në Ballkan

Oleg Deripaska-Investitor i madh në Mal të Zi, veçanërisht në Kombinatin e Aluminit të Podgoricës (KAP). I përfshirë në përpjekje për ndikim politik dhe akuzuar për përfshirje në një tentativë për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016.

Konstantin Malofeev

Sektori: Media, financa, fondacione ortodokse.

Roli në Ballkan: Financues i organizatave pro-ruse dhe ortodokse në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi. I lidhur me themelimin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish. një armë ideologjike e pansllavizmit dhe ultrakonservatorizmit.

Roli në Ballkan:Financon organizata pro-ruse dhe ortodokse në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi.I lidhur me fondacionin “Carigradski Fond” dhe me “Byroja për Bashkëpunim Ortodoks”.Dyshohet për përfshirje në puçin e dështuar në Mal të Zi në 2016, përmes kontakteve me oficerë rusë dhe serbë.Nën sanksione nga BE që nga 2014 për mbështetje të separatistëve në Ukrainë.Njihet si Agjent i “luftës kulturore” të Rusisë në Ballkan dhe më gjerë.

Sergey Samsonenko

Sektori: Baste sportive, sport, hoteleri.

Roli në Ballkan: Biznesmen rus me rezidencë në Maqedoninë e Veriut. Ish-pronar i klubeve sportive FK Vardar dhe RK Vardar. Ndërtues i Hotelit Rusia në Shkup dhe pronar i kompanisë së basteve Betcity. Emëruar Konsull Nderi i Rusisë në Bitola. I sanksionuar nga SHBA për korrupsion në Ballkan.  

Ivan Savvidis

Sektori: Tregti, media, sport, logjistikë.

Roli në Ballkan: Ish-deputet i Dumës Ruse me shtetësi greke. Pronar i klubit të futbollit PAOK në Selanik dhe aksionar kryesor në portin e Selanikut përmes Belterra Investments. I lidhur me përpjekje për ndikim në politikën greke dhe maqedonase.  

Denis Jeršov

Sektori: Naftë, gaz, tregti ndërkombëtare.

Roli në Ballkan: Themelues i kompanisë Naftex, e cila ka qenë një nga eksportuesit kryesorë të naftës ruse. Investitor i madh në industrinë e naftës dhe gazit në Bullgari, duke u bërë një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend pas komunizmit.  

Kirill Pisarev

Sektori: Pasuri të paluajtshme, hoteleri luksoze.

Roli në Ballkan: Bashkëthemelues i PIK Group dhe themelues i Wainbridge, me investime në pasuri të paluajtshme dhe hoteleri në Evropë, përfshirë rajonin e Ballkanit. Në vitin 2022, u tërhoq nga të gjitha asetet ruse.  

Viktor Zaplatin

Sektori: Aktivizëm politik, organizata kulturore.

Roli në Ballkan: Lider i Unionit të Vullnetarëve Ruso-Serbë, që promovon narrativat pro-ruse, konservatore dhe ortodokse në Serbi dhe rajonin përreth.  

Arkady Rotenberg

Sektori: Infrastrukturë, ndërtim, energji.

Roli në Ballkan: I njohur për lidhjet e ngushta me Putinin dhe përfshirjen në projekte infrastrukturore të mëdha. Ka pasur interesa në sektorin e ndërtimit dhe energjisë në rajon. I sanksionuar nga SHBA dhe BE pas aneksimit të Krimesë.

Alexei Mordashov

Sektori: Turizëm, media, energji.

Roli në Ballkan: Aksionar kryesor në TUI Group, me ndikim në turizmin në Evropën Lindore dhe Ballkan. I përfshirë në media dhe sektorin e energjisë përmes investimeve të ndryshme.

Igor Sechin

Drejtor Ekzekutiv i Rosneft (kompania shtetërore më e madhe e naftës në Rusi).

Ish-agjent i KGB; shok i ngushtë dhe besnik i Vladimir Putinit që nga koha e tij në Shën Petersburg.

Roli në Ballkan:Rosneft është përpjekur të hyjë në tregun e energjisë në Ballkan, por është penguar nga sanksionet.

Ka pasur negociata të „pasuksesshme“me Serbinë për projekte të përbashkëta energjetike.

Nën sanksione nga SHBA, BE, MB që prej vitit 2014 (pas aneksimit të Krimesë).

I frikshëm dhe pa kompromis, shihet si “ministri i jashtëm i energjisë” jozyrtar i Rusisë.

Alexei Miller

Drejtor i Gazprom, kompania më e madhe ruse e gazit.Një tjetër bashkëpunëtor i hershëm nga administrata e Shën Petersburgut; figura kyçe në diplomacinë energjetike.

Roli në Ballkan:Gazprom Neft zotëron 56% të kompanisë NIS (Naftna Industrija Srbije).Furnizon Serbinë, Bosnjën, Hungarinë me gaz rus dhe ndërton infrastrukturë për varësi afatgjatë.Ka pasur ndikim në përplasjet politike mbi projektin “South Stream”, që përfshinte edhe Bullgarinë.

Sanksionuar nga SHBA dhe BE që prej 2014 dhe zgjeruar në 2022.

Menaxher teknokrat, por mjet i pushtetit të butë rus përmes energjisë.

Gennady Timchenko

Bashkëthemelues i “Gunvor Group” (kompani ndërkombëtare e tregtimit të naftës); pasuri të mëdha në logjistikë, energji dhe bankë.

Miku më i vjetër personal i Putinit (luhen dyshime se Putin kishte aksione të fshehta në Gunvor).

Roli në Ballkan:Investime të tërthorta në infrastrukturën energjetike të Greqisë, Qipros dhe Turqisë.Fondet e tij përdoren shpesh për mashtrime me offshore dhe ndihmojnë në evazion të sanksioneve.Dyshohet për investime në turizëm dhe pasuri të paluajtshme përmes rrjeteve të ndërlikuara në Durrës, Budva, Selanik.Sanksionuar nga SHBA dhe BE që nga 2014.

Epitetin “Bankieri i errët” i Rusisë  e ka fituar për shkak se operon me strukturë të sofistikuar të kapitalit dhe kompanive-fantazmë!

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Kriza në Kuvend: Pse niveli i përgjegjësisë nuk është i njëjtë?

Tallja me popullin

Tallja me popullin

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Gjendet një granatë dore në veri të Mitrovicës

Gjendet një granatë dore në veri të Mitrovicës

Uashingtoni afrohet me qeverinë e re siriane, ngritet flamuri amerikan në Damask

Uashingtoni afrohet me qeverinë e re siriane, ngritet flamuri amerikan në Damask

Ismet Munishi udhëheq KF Dukagjinin edhe në sezonin e ardhshëm

Ismet Munishi udhëheq KF Dukagjinin edhe në sezonin e ardhshëm

Armando Broja në listën e gjigantit evropian – pritet të largohet nga Chelsea në janar

Chelsea synon përforcime në sulm, Broja gjithnjë e më larg “Stamford Bridge”

Rrezikon Europën, Atalanta merr vendimin për trajnerin Gasperini

Arrihet marrëveshja mes Gasperinit dhe Romës

Osmani viziton “Defender Europe 25”: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s

Osmani viziton “Defender Europe 25”: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s

Dua Lipa mes yjeve që i bëjnë thirrje Britanisë të ndalë shitjen e armëve për Izraelin

Dua Lipa mes yjeve që i bëjnë thirrje Britanisë të ndalë shitjen e armëve për Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X