TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas zhvillimeve të fundit, VV propozon Konjufcën për mandatar, kërkon përkrahje nga opozita

Lëvizja Vetëvendosje pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka vendosur emrin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re. Konjufca kërkoi mbështetje nga deputetet e Kuvendit të Kosovës ndërsa tha se prioritet mbetet miratimi i buxhetit për vitin 2026. Por, opozita theksoi që zgjidhja e vetme e kësaj situate janë zgjedhjet.

by Shpat Blakcori
3 orë ago
0 0
A A

Albin Kurti nuk arriti të sigurojë 61 vota për formimin e qeverisë, megjithatë Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për krijimin e institucioneve.

Të martën, Këshilli i Përgjithshëm i VV-së propozoi emrin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi lartë bashkëpartiakun e tij dhe kërkoi nga opozita që ta përkrahë propozimin, në mënyrë që vendi të shmangë zgjedhjet e reja.

“E bëjë këtë propozim jo për të bërë lëshim, sepse rregulli i demokracisë thotë që subjektet vendosin vetë. Për Lëvizjen Vetëvendosje as nuk ka vendosur dhe as nuk do të vendosë ndonjë subjekt tjetër. Megjithatë, pas diskutimeve të gjera në kryesi, unë propozoj që mandatin e dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, aktivistit dhe mikut tonë të besueshëm, Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.

Pas përfundimit të mbledhjes, Kurti nuk dha deklarata para gazetarëve për vendimin e ri të partisë, ndërsa për propozimin foli vetë mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca.

Ish-kryeparlamentari theksoi se prioritet mbetet miratimi i buxhetit të vitit 2026 dhe shmangia e zgjedhjeve të menjëhershme.

Andaj kërkoi bashkëpunim me opozitën, por jo koalicion me ta.

“Ky nuk do të jetë një proces për krijimin e ndonjë koalicioni. Ideja është të formojmë një qeveri të re për të shmangur zgjedhjet dhe për të bashkëpunuar me partitë parlamentare që Kosova ta ketë buxhetin për vitin 2026. Nëse këto nuk bëhen, nuk do të ishte në të mirë të vendit. Për këtë arsye, LVV-ja më propozoi si mandatar dhe unë e pranova. Tani mbetet të shohim veprimin e presidentes së Republikës”është shprehur Konjufca.

Tutje, Konjufca u bëri thirrje deputetëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe racionalitet.

“Kemi çështje urgjente përpara. Në planin ndërkombëtar është edhe Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, dhe nëse vonohemi, rrezikojmë të humbim qindra miliona euro që i janë premtuar Kosovës. Prandaj do t’ua kërkoj bashkëpunimin partive opozitare – jo për një qeveri afatgjatë me koalicione, por vetëm për të kaluar këto çështje të domosdoshme. Pastaj le të vendosin vetë si të duan”, ka theksuar Konjufca.

Të menjëhershme, qenë reagimet e opozitës. Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar që çdo përpjekje e VV-së është e dështuar duke nënvizuar se zgjedhjet janë zgjidhje. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, është e të njëjtit mendim. Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka shkruar që shfaqja teatrale e mandatarëve pa numra, duhet të marrë fund.

Zgjedhje kanë kërkuar edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kreu i AAKsë, ka thënë që presidentja  Osmani s’ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë pa dëshminë se i ka numrat.

Edhe NISMA Socialdemokrate ka vlerësuar se Kuvendi s’ka shumicë dhe zgjidhje mbeten zgjedhjet.

Afati dhjetëditor për mandatimin e një kandidati të ri nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përfundon më 5 nëntor. Nëse nuk ka marrëveshje, pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Për me bo propagandë, ju jeni të zotë” –  Raka dhe Vishi përplasen për projektet e Kaçanikut

“Për me bo propagandë, ju jeni të zotë” – Raka dhe Vishi përplasen për projektet e Kaçanikut

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Bali Muharremaj prezanton projektet e mandatit të ardhshëm

Bali Muharremaj prezanton projektet e mandatit të ardhshëm

“Për me bo propagandë, ju jeni të zotë” –  Raka dhe Vishi përplasen për projektet e Kaçanikut

“Për me bo propagandë, ju jeni të zotë” – Raka dhe Vishi përplasen për projektet e Kaçanikut

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.11.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.11.2025

Prishtina regjistron humbjen e parë në ENBL

Prishtina regjistron humbjen e parë në ENBL

Bashkimi mposht Cibonën për fitoren e madhe në FIBA Europe Cup

Bashkimi mposht Cibonën për fitoren e madhe në FIBA Europe Cup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën