Leon Goretzka do të jetë një lojtar i lirë në merkato duke nisur nga 1 korriku i këtij viti. Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund zbuloi ditën e sotme se klubi ka marrë vendimin për të mos i ofruar më një kontratë të re 30-vjeçarit.
“Leon do të qëndrojë në Mynih deriu në fund të sezonit. Ai ndihet si në shtëpi këtu. Në ditët e fundit kemi bërë disa takime sa i përket të ardhmes së tij”, tha Freund, i cili pranoi se interesi i shfaqur nga Atletico Madrid ishte më shumë se konkret.
“Unë ndihem më shumë se kurrë brenda projektit. Objektivi ynë i përbashkët është që të festojmë tituj në Marienplatz në maj”, tha lojtari nga Bochumi, i cili gjithashtu publikoi një letër lamtumire në rrjetet e tij sociale.









